Java e Modës

Nensi Dojaka nuk zhgënjen: Dizajnerja shqiptare shkëlqen në Javën e Modës në Londër

Shkruar nga Anabel

23 Shkurt 2022

Nensi Dojaka nuk zhgënjen: Dizajnerja shqiptare shkëlqen në

E zgjedhur nga emra të famshëm si Zendaya, Bella Hadid, Emily Ratajkowski e Dua Lipa, dizajnerja shqiptare Nensi Dojaka ka ngjallur interes te adhuruesit e modës pasi fitoi dy nga vlerësimet më prestigjioze, Çmimi LVMH dhe Çmimi i Fondacionit të Këshillit Britanik të Modës për talentet në zhvillim. Koleksioni Vjeshtë-Dimër 2020 i Dojakës në Javën e Modës në Londër u prit me entuziazëm.

Nensi Dojaka nuk zhgënjen: Dizajnerja shqiptare shkëlqen në

Business of Fashion e vlerësoi shfaqjen si “një nga pasarelat më të pritura të javës” dhe CNN raporton se një gjë e tillë u kuptua nga grumbullimi i redaktorëve, influencers dhe modeleve britanike më të njohura.

Nensi Dojaka nuk zhgënjen: Dizajnerja shqiptare shkëlqen në

Dojaka tregoi për CNN se tashmë ndihet më e sigurt, e di se çfarë po bën dhe ka më pak presion.

Nensi Dojaka nuk zhgënjen: Dizajnerja shqiptare shkëlqen në

Në koleksion nuk munguan veshjet e saj me prerje grafike dhe detaje sensuale, të përbëra nga copa që duket sikur bashkohen me një saktësi arkitekturore. Nensi dallon për krijimet ku copat bëhen bashkë përmes qepjeve delikate.

Nensi Dojaka nuk zhgënjen: Dizajnerja shqiptare shkëlqen në

Nensi Dojaka nuk zhgënjen: Dizajnerja shqiptare shkëlqen në

"Unë thjesht doja ta shihja këtë vajzë më shumë me rrobat e ditës?" tha Dojaka për CNN vonë në prapaskenë. "Doja të prezantoj një tablo më të gjerë se çfarë mund të jetë kjo grua." Ky është, sigurisht, versioni i veshjeve të ditës nga Dojaka.

Nensi Dojaka nuk zhgënjen: Dizajnerja shqiptare shkëlqen në

Nensi Dojaka nuk zhgënjen: Dizajnerja shqiptare shkëlqen në

Dojaka është një yll në rritje. Në fillim të shtatorit 2021, ajo u shpall fituese e çmimit LVMH për Dizajnerët e Rinj. Nensi mundi rreth 1,900 aplikantë nga 110 vende për t'u larguar me një çmim të madh prej 300,000 eurosh, plus një vit trajnim nga ekspertët e gjigantit luksoz LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton, që përfshin markat Louis Vuitton, Dior, Guerlain, Givenchy, Off-White, Stella McCartney, Marc Jacobs, Fendi etj.

Disa nga komentet e bëra për Nensin ishin:

"Juria ka votuar njërëzi për Dojakën. Diçka e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë", "Ajo bëri një prezntim shumë të mirë. Është origjinale në çdo këndvështrim", "Cilësia është e jashtëzakonshme dhe ajo është kaq e thjeshtë. E mrekullueshme", "Nuk mendoj se ka një grua që do vishte punimet e Dojakës dhe nuk do ndihej mirë", "Ky lloj fustani mund të jetë klasikja e re" etj.