Bota

Ukraina shpall gjendjen e jashtëzakonshme: Thirrje qytetarëve të largohen nga Rusia

Shkruar nga Anabel

23 Shkurt 2022

Ukraina shpall gjendjen e jashtëzakonshme: Thirrje qytetarëve të

Ukraina ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të paktën 1 muaj duke i bërë thirrje qytetarëve të largohen nga Rusia. Ky vendim është marrë pasi Amerika paralajmëroi se Vladimir Putin ka mbledhur thuajse 100% të forcave që duhen për pushtim në shkallë të gjerë vendi.

Gjendja e jashtëzakonshme do të hyjë në fuqi nga sot në mesnatë, shkruan The Guardian. Vendimi përfshin kontrollet e dokumenteve, ndalimin e protestave, evakuimin e qytetarëve nga zonat e rrezikshme dhe ndalimin e prodhimit dhe përhapjes së informacionit që mund të “destabilizojë situatën”.

Referuar disa mediave lokale, të konfirmuara nga The Guardian, Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar qeverinë pro-perëndimore të Volodymyr Zelenskiy në lidhje me një ofensive në shkallë të gjerë vendi gjatë 48 orëve të ardhshme. Veçanërisht i rrezikuar është qyteti verilindor i Kharkiv, 40 km nga kufiri me Rusin.

Ndërkohë që diplomatët rusë evakuuan ambasadën e tyre në kryeqytet, qeveria ukrainase tha se një sulm masiv kibernetik kishte shënjestruar ministritë dhe bankat ditën e sotme.