Çfarë po ndodh rreth nesh

Rusia përjashtohet nga Eurovizioni

Shkruar nga Anabel

25 Shkurt 2022

Rusia përjashtohet nga Eurovizioni

Pas një sërë kërkesash, organizatorët e Eurovision Song Contest vendosën ta përjashtojnë Rusinë nga pjesëmarrja në Eurovizion. Lajmi u bë i ditur nga vetë European Broadcasting Union (EBU), që organizon konkursin.

"Një vendim i tillë është marrë duke patur parasysh shqetësimin e krijuar nga kriza e paprecedentë që po ndodh aktualisht në Ukrainë. Përfshirja e Rusisë në një konkurs të tillë do të krijonte mosbesim dhe konflikte gjatë eventit."

Përveç përjashtimit nga Eurovizioni, Rusia mori një tjetër goditje, duke u pezulluar nga Këshilli i Europës.

Me nisjen e luftës në Ukrainën lindore, Rusia ka treguar se nuk i përmbahet së drejtës ndërkombëtare dhe prandaj nuk ka çfarë të kërkojë në Këshillin e Europës. Kjo bëri që anëtarët e KE-së të merrnin vendimin e menjëhershëm për ta përjashtuar nga e drejta e përfaqësimit.

Burimi: The Guardian