Një video e cila me sa duket tregon një burrë ukrainas duke u përpjekur të bllokojë një autokolonë ushtarake ruse është bërë virale në internet, ku disa e kanë krahasuar me "njeriun e tankeve" të sheshit Tiananmen.
Klipi prej 30 sekondash, i shpërndarë nga gazeta ukrainase HB, tregon një burrë që qëndron përballë atyre që duken të jenë automjete ushtarake. Ai përpiqet të bllokojë përparimin e tyre.
??????????? ????????? ??? ?????? ???????, ??? ???????? ?? ???????? pic.twitter.com/cZ29kknqhB
— ?? (@tweetsNV) February 25, 2022
Videoja u krahasua me foton e një burri të paidentifikuar që qëndron i vetëm para katër tankeve kineze në sheshin Tiananmen të Pekinit më 5 qershor 1989.
Fotoja, e shkrepur nga Jeff Widener pasi qeveria kineze bllokoi brutalisht protestat pro-demokracisë, është bërë simbol kundër censurës dhe është vlerësuar nga Times si një nga 100 fotot më me ndikim të të gjitha kohërave.
- Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
- Kryebashkiaku i Kievit paralajmëron: 'Na pret një natë e vështirë'
- Të armatosur, qytetarët ukrainas janë gati të luftojnë: 'S'mund të presim'
- 'Turp që jam rus': Si njerëzit në të gjithë botën po protestojnë në mbrojtje të Ukrainës
- Çfarë është Swift dhe a mund ta ndalojë Rusinë?
- ‘Gjaku i saj, duart e tij’: Çfarë shkruan gazetat në mbarë botën për pushtimin e Ukrainës