Shendeti i Gruas

AstraZeneca raporton të dhëna pozitive për ilaçin kundër kancerit të gjirit

Shkruar nga Anabel

26 Shkurt 2022

AstraZeneca raporton të dhëna pozitive për ilaçin

Kompania AstraZeneca raportoi të dhënat e një hulumtimi që tregon se ilaçi Enhertu ndihmon pacientët me një lloj kanceri të gjirit të jetojnë më gjatë.

Enhertu rriti normat e mbijetesës te pacientët me kancer të gjirit në fazat e pashërueshme. Kjo shënon herë e parë që një terapi e tillë ka treguar se ka përfitime për pacientët me këtë formë të kancerit të gjirit, tha AstraZeneca.

AstraZeneca raporton të dhëna pozitive për ilaçin

Rezultatet “mund të riformësojnë mënyrën se si klasifikohet dhe trajtohet kanceri i gjirit,” shkroi në deklaratë Susan Galbraith, nënkryetare ekzekutive e kompanisë për kërkimin dhe zhvillimin e onkologjisë.

Trajtimi me Enhertu tregoi një përmirësim të rëndësishëm në mbijetesën pa zhvillim të mëtejshëm të kancerit - sa kohë mund të jetojë një pacient pa përkeqësimin e sëmundjes - si dhe mbijetesën e përgjithshme, tha kompania.

Të dhënat do të paraqiten në një mbledhje të ardhshme mjekësore dhe do t’u jepen autoriteteve shëndetësore globale.

Artikuj të rekomanduar në lidhje me kancerin: