Për momentin është shumë herët për ta përshkruar operacionin e Kremlinit si një dështim, por nuk e ka përmbushur ende qëllimin kryesor, të nënshtrojë shtetin fqinj.
Tre ditë pas pushtimit, ka shenja se lufta e Vladimir Putin në Ukrainë nuk do të jetë plotësisht e planifikuar. Në rajonin Sumy, afër kufirit me Rusinë, një banor vendas hasi një makinë të blinduar ruse e cila ishte prishur.
"Duket se u prish," u tha ai tre ushtarëve rusë, që qëndronin pranë rrugës. "Na mbaroi karburanti," u përgjigj njëri. "A mund t'ju tërheq përsëri drejt Rusisë," tha ai me shaka. Ata qeshën dhe i kërkuan informacion. "A e dini se ku po shkoni?" pyeti ai. "Jo," u përgjigjën ata.
A priceless exchange of a brave Ukrainian citizen with Russian army stuck out of fuel. ENGLISH SUBTITLES.
— Ali ??? (@aliostad) February 26, 2022
[Thanks to my Ukrainian friend for transcription and translation] pic.twitter.com/Rar3WRXEwD
Më tej përgjatë rrugës kishte automjete të tjera ruse. Askush nga ushtria pushtuese e Putinit nuk dukej se e dinte se ku po shkonin, apo pse ishin në Ukrainë, përfundoi ai.
Është shumë herët për ta përshkruar operacionin e Kremlinit për të nënshtruar Ukrainën si dështim. Ushtria ruse gëzon epërsi dërrmuese ndaj forcave të armatosura të Ukrainës. Ajo ka mjete dhe aeroplanë të shumtë luftarakë dhe shumë më shumë trupa se Ukraina.
E megjithatë deri të shtunën, ishte e qartë se operacioni i Putinit për të hequr qeverinë pro-perëndimore të Ukrainës kishte hasur vështirësi të papritura. Me sa duket, kishte probleme logjistike. Rifurnizimi i trupave ishte një sfidë.
Plani fillestar i Kremlinit, sipas inteligjencës ukrainase, ishte të rrethonte qytetin me forca tokësore dhe, gjatë një operacioni natën, të fluturonin 5000 parashutistë elitë. Ata do të sulmonin pallatin presidencial Mariinsky, do të arrestonin ose vrisnin presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe do të merrnin kontrollin mbi ndërtesat kryesore qeveritare, duke përfshirë ministrinë e jashtme dhe të mbrojtjes. Pasi të kishte mposhtur rezistencën dhe kishte arrestuar figurat kryesore, Moska do të instalonte një administratë kukull pro-ruse.
Kjo nuk ka ndodhur. Kievi mbetet nën kontrollin e qeverisë këtë fundjavë pasi forcat ukrainase zmbrapsën një sërë sulmesh. Zelensky i ka inkurajuar qytetarët e tij me video të bëra vetë.

“Brigada jonë e 40-të ishte e fuqishme. Ajo zmbrapsi sulmin," tha Nataliia Balasynovych, kryebashkiakja e Vasylkiv, për gazetën Kyiv Independent. “Ata [trupat ruse] zbarkuan me parashuta në fusha, pyje dhe fshatra.”
Që nga fillimi i pushtimit të enjten, Rusia ka humbur 14 avionë, tetë helikopterë, 102 tanke, 15 mitralozë të rëndë dhe një raketë BUK, tha ushtria ukrainase. Ajo ka humbur gjithashtu 3,500 ushtarë, ku 200 janë të marrë peng, shtoi ajo. Njësitë e mbrojtjes ajrore thanë se kishin rrëzuar një aeroplan transporti, 80 km në jug të Kievit, një nga disa të rrëzuar.
Kremlini ka pasur suksesin më të madh në jug të vendit, ku ka kapur zona të mëdha territori, duke përfshirë pjesën më të madhe të provincës Kherson dhe qytetin e Melitopol.
Pushtimi ka shkaktuar një eksod të madh të njerëzve, ku dhjetëra mijëra po kërkojnë strehim në perëndim të vendit dhe më gjerë, por gjithashtu ka nxitur edhe një valë ndjenjash patriotike. Vullnetarët kanë marrë armë, kanë bërë kokteje molotovi ose kanë hequr shenjat rrugore për të ngatërruar pushtuesit.
Përballë kësaj rezistence popullore, ka shumë pyetje për Kremlinin. Si synon të qeverisë vendin? Çdo qeveri kukull e stilit Donetsk do t'i mungonte legjitimiteti. Edhe nëse Moska arrin të pushtojë Kievin, muaj e vite problemesh janë përpara. Askush nuk pret që ukrainasit të kapitullojnë.
- Shkruar nga gazetari Luke Daniel Harding, korrespondent i The Guardian.