Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

1 Mars 2022

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Më shumë se 70 ushtarë ukrainas u vranë në një bazë ushtarake

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Më shumë se 70 ushtarë ukrainas janë vrarë pasi artileria ruse goditi një bazë ushtarake në Okhtyrka, një qytet midis Kharkiv dhe Kievit, shkroi kreu i rajonit në Telegram.

Dmytro Zhyvytskyy postoi fotografi të një ndërtese katërkatëshe të djegur dhe ekipit të shpëtimit që kërkonte nën rrënoja. Në një postim të mëvonshëm në Facebook, ai tha se shumë ushtarë rusë dhe disa banorë lokalë gjithashtu u vranë gjatë luftimeve të dielën.

Nasa po studion se si të mbajë stacionin ndërkombëtar hapësinor në orbitë pa ndihmën ruse

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

NASA po përpiqet të gjejë mënyra për ta mbajtur stacionin ndërkombëtar hapësinor në orbitë pa ndihmën ruse, por nuk sheh ndonjë shenjë të menjëhershme që Moska po tërhiqet nga bashkëpunimi pas pushtimit të Ukrainës.

Javën e kaluar, shefi hapësinor i Roscosmos i Rusisë, Dmitry Rogozin shprehu mundësinë e tërheqjes nga partneriteti në përgjigje të sanksioneve të SHBA. Rusia është përgjegjëse për shtytjen dhe mbajtjen e stacionit në këmbë: ajo e bën këtë duke përdorur anijen kozmike Progress.

Disney, Sony dhe Warner Bros ndalojnë shfaqjet e filmave në Rusi

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Disney po ndalon të gjitha transmetimet në Rusi, duke përfshirë filmin e ardhshëm të Pixar “Turning Red” për shkak të “pushtimit të paprovokuar të Ukrainës dhe krizën tragjike humanitare”.

Pas Disney-t, Warner Bros njoftoi se do të ndalonte transmetimin e “The Batman”, ndërsa Sony Pictures njoftoi gjithashtu se është ndaluar transmetimi i “Morbius”.

FIFA dhe UEFA ndalojnë Rusinë të marrë pjesë në ndeshje

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Rusia është përjashtuar nga Kupa e Botës 2022 në Katar dhe garat e tjera të futbollit pas pushtimit të Ukrainës.

Në një deklaratë të përbashkët me organin europian të futbollit UEFA, FIFA konfirmoi se klubet dhe ekipet kombëtare ruse ishin ndaluar nga ndeshjet "deri në një njoftim tjetër".

Vendimi erdhi pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar u kërkoi organeve të përjashtonin atletët dhe zyrtarët rusë nga organizimet ndërkombëtare.

Gjykata e Hagës do të hetojë krimet e mundshme të luftës në Ukrainë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) në Hagë ka njoftuar se do të nisë një hetim për krime të mundshme lufte ose krime kundër njerëzimit në Ukrainë.

Karim Khan tha se kishte arsye për të hapur një hetim bazuar në një hetim të mëparshëm paraprak për Krimenë dhe Donbasin, botuar vitin e kaluar dhe mbi ngjarjet aktuale në Ukrainë.

Brukseli do të zbatojë një ligj të BE-së që nuk është përdorur kurrë për të pritur refugjatët ukrainas

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Komisioni Europian thotë se është i gatshëm të aktivizojë një mekanizëm të pashfrytëzuar kurrë që mund t'i hapë rrugën miliona ukrainasve që ikin nga pushtimi rus për të gjetur strehim në të gjithë Bashkimin Europian.

E miratuar në vitin 2001 pas luftërave në Jugosllavi dhe Kosovë, Direktiva e Mbrojtjes së Përkohshme është një skemë e jashtëzakonshme që u jep mbrojtje të menjëhershme dhe të përkohshme personave të zhvendosur nga vendet jashtë BE-së, të cilët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të një konflikti të armatosur, dhunës endemike ose shkelje sistematike të të drejtave të njeriut.