Sulmet me raketa në qytetin e Kharkiv kanë shkaktuar vdekjen e e disa civilëve, ndërsa Gjykata Penale Ndërkombëtare do të nisë një hetim për krime të mundshme lufte.
· Forcat ruse kanë nisur sulme me raketa që vranë dhjetëra civilë në qytetin Kharkiv dhe rifilluan sulmet në kryeqytetin Kiev.
· Të paktën nëntë persona janë vrarë, duke përfshirë tre fëmijë dhe 37 të plagosur brenda një dite pas bombardimeve në Kharkiv, tha kryebashkiaku i qytetit.
· Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare ka njoftuar se do të nisë një hetim për krime të mundshme lufte ose krime kundër njerëzimit në Ukrainë.
· Imazhet satelitore të marra të hënën tregonin një kolonë ushtarake ruse në veri-perëndim të Kievit që shtrihet për rreth 64 km, raporton Reuters.
· Shtetet e Bashkuara kanë premtuar më shumë sanksione kundër Rusisë dhe më shumë armë për ushtrinë e Ukrainës, sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.
· Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka raportuar të paktën 406 të plagosur civil, duke përfshirë të paktën 102 të vdekur.
· Kanadaja do të furnizojë Ukrainën me municion të përmirësuar dhe armë antitank, tha kryeministri Justin Trudeau.
· Presidenti Volodymyr Zelenskiy nënshkroi një kërkesë zyrtare për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Një zyrtar i lartë i BE tha se udhëheqësit mund të diskutojnë mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në një samit jozyrtar në mars.
· Ukraina ka hapur kufirin për të huajt e gatshëm për të luftuar. Presidenti i Ukrainës ka nxjerrë një dekret që heq përkohësisht kërkesat për viza hyrëse.
· FIFA dhe UEFA pezulluan ekipet e Rusisë nga të gjitha garat ndërkombëtare deri në një njoftim të dytë. Rusia është përjashtuar nga Kupa e Botës 2022.
· SHBA do të dëbojë 12 anëtarë të misionit rus të OKB-së, duke i akuzuar se kanë "abuzuar me privilegjet e tyre" sepse janë përfshirë në spiunazh që është i dëmshëm për sigurinë kombëtare.
· Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë që u zhvilluan në kufirin me Bjellorusinë të hënën në mëngjes përfunduan pa ndonjë përparim. Të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë negociatat dhe një raund i dytë bisedimesh mund të zhvillohet në ditët në vijim.
Lufta në Ukrainë - artikuj të rekomanduar:
- Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
- Lufta në Ukrainë: Çfarë bëri Anonymous kundër Rusisë?
- Yuval Noah Harari: ‘Pse Vladimir Putin tashmë e ka humbur luftën’
- Nga metropol europian i arteve në zonë lufte: Transformimi i Kievit në më pak se 1 javë
Burimet: Guardian, Euronews