Frika po rritet se vazhdimi i luftës në Ukrainë mund të nënkuptojë një përshkallëzim të dhunës dhe përdorimin e armëve gjithnjë e më vdekjeprurëse.
Ambasadorja ukrainase në SHBA njoftoi se një bombë vakum – e njohur edhe si armë termobarike – është përdorur nga Rusia gjatë pushtimit të Ukrainës.
Përdorimi i armëve të tilla, të cilat thithin oksigjen nga ajri përreth për të gjeneruar një shpërthim me temperaturë të lartë, ende nuk është konfirmuar nga burime të tjera. Dr. Marcus Hellyer, analist në Institutin Australian të Politikave Strategjike, tha se ndonëse nuk është e qartë nëse janë përdorur nga Rusia, mund të ishte vetëm “çështje kohe”.
Si funksionojnë ato? Arma termobarike është një municion me dy faza. Ngarkesa e fazës së parë shpërndan një aerosol të përbërë nga një material shumë i imët - nga një karburant me bazë karboni deri te grimcat e vogla metalike. Një ngarkesë e dytë e ndez atë re, duke krijuar një top zjarri, një valë të madhe tronditëse dhe një vakum që thith të gjithë oksigjenin përreth.
Armët e tilla përdoren për qëllime të ndryshme dhe vijnë në një sërë madhësish. Në Ukrainë, këto armë mund të përdoren për të shkatërruar forcat mbrojtëse sepse thithin oksigjenin nga mushkëritë e mbrojtësve.
Armët termobarike nuk janë të njëjta me bombat bërthamore. Një armë bërthamore është një armë e shkatërrimit në masë, përdorimi i së cilës ka pasoja afatgjata, gjë që nuk ndodh me një sistem armësh termobarike, edhe pse ky sistem padyshim mund të shkaktojë shumë lëndime dhe shkatërrime.
Lufta në Ukrainë – artikuj të rekomanduar:
- Përmes fotove: Protestat për Ukrainën anembanë globit
- ‘Shkoni pi*dhuni’: Marina ukrainase raporton se ushtarët e ishullit janë gjallë
- Sulmet në Ukrainë: Përditësimi i situatës
- Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
- Lufta në Ukrainë: Çfarë bëri Anonymous kundër Rusisë?
- Yuval Noah Harari: ‘Pse Vladimir Putin tashmë e ka humbur luftën’
- Nga metropol europian i arteve në zonë lufte: Transformimi i Kievit në më pak se 1 javë
- Si kundërshtimi i ukrainasve ka prishur planet e Putinit
- Nga aktor komik në objektivin nr.1 të Rusisë: Kush është presidenti i Ukrainës?
Burimet: Guardian, Reuters, Euronews