Rihanna shijoi një vakt në restorantin Cesar në Paris, Francë, fundjavën e kaluar. Këngëtarja shtatzënë shoqërohej nga vëllai i saj. Ajo që u ra në sy njerëzve ishte barku i ekspozuar i themelueses së "Fenty Beauty".
View this post on Instagram
Në fakt, ky ka qenë stili i saj, thuajse në çdo dalje pas shtatzënisë. Rikujtojmë disa prej tyre:
Jo pak njerëz e adhurojnë sipërmarrësen dhe stilin e saj unik, por kësaj radhe, shumë njerëz duken të pakënaqur dhe kanë kritika për veshjen.
"Okay, nuk je e para që po bën fëmijë. Mbulohu para se ti dhe foshnja të kapni pneumoni", shkroi dikush.
Një tjetër lutej që ajo "të mos e ekspozonte më barkun".
"Kjo është e tepërt. Kini pak klas dhe respekt për veten", komentonin të tjerë.
Në fakt, Rihana u është "kundërpërgjigjur" kritikave, shumë më përpara se ato të vinin. Ajo ka treguar se synon të sjellë sensualitet në përvojën e saj të shtatzënisë.
“Tani për tani jam me të vërtetë duke nxitur idenë e të qenit seksi", tha Rihanna gjatë një interviste të fundit. “Kur gratë mbeten shtatzënë, shoqëria priret t'i bëjë të ndihen sikur duhet të fshihen, ose sikur duhet të fshehin seksualitetin. Po provoj gjëra që mund të mos kisha pasur as vetëbesimin t’i provoja para se të mbetesha shtatzënë".
Ju pëlqen ose jo veshja, vëmë bast se dhe ju jeni po aq kuriozë sa ne për detaje të tjera si gjinia e bebit, emri etj.
Burimi: BCK Online