Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

2 Mars 2022

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti Biden thotë se Putin "s'e ka idenë e asaj që po vjen."

Presidenti amerikan, Joe Biden gjatë një deklarate të bërë ditën e martë, dënoi hapur kreun e Rusisë dhe paralajmëroi për të tjera masa ndëshkuese ndaj vendit.

"Sot i them të gjithë oligarkëve rus dhe liderave të korruptuar që kanë shpenzuar miliarda dollarë për një regjim të dhunshëm si ky, mjaft! Ne po bashkohemi me aleatët tanë europianë për të gjetur dhe sekuestruar jahtet e tyre luksoze, apartamentet dhe avionët privatë që zotërojnë. Putin nisi dhunë dhe kaos, por ndërkohë që ai mund të fitojë në fushën e betejës, nuk di se do të paguajë një çmim shumë të lartë në plan afatgjatë."- u shpreh Biden.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Qyteti Kherson bie në dorë të rusëve

Kherson, qyteti në jug të Ukrainës me një popullsi prej 250 mijë banorësh, raportohet të ketë rënë në duart e trupave ruse. Kryebashkiaku i vendit ka kërkuar ndihmën e qeverisë dhe agjensive të ndihmave humanitare për të siguruar furnizime me ushqime, ilaçe si dhe vende për të evakuar të plagosurit. Sipas BBC, më shumë se 200 persona janë vrarë gjatë luftimeve, një pjesë e mirë e të cilëve ishin civilë.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Gjigandi Apple pezullon shitjet në Rusi

Nisur nga sot, rusët nuk do të kenë mundësi të blejnë asnjë produkt të prodhuar nga Apple. Vendimi i kompanisë u bë publik dje, si dënim për t'ju përgjigjur sulmit rus në Ukrainë. Edhe për disa shërbime të tjera kompania ka vendosur kufizime, përfshi këtu sistemin e pagesave dhe gjurmimin e trafikut në kohë reale. 

Kushdo që do të porosisë online çdo produkt nga Apple në ekran do t'i shfaqet një mesazh i tipit "dërgesa e produktit është e pamundur”.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Rusia bllokon eksportet cash mbi  $10.000

Qytetarët rus nuk mund të lëvizin jashtë vendit me më shumë se $10.000 për t'i konvertuar më pas në valutë të huaj. Kjo vjen pas sanksioneve që vendet europiane morën ndaj Rusisë, duke gjymtuar kështu ekonominë ruse dhe zhvlerësuar ndjeshëm rublën. 

Ndërkohë që numri i refugjatëve ukrainas rritet orë pas ore, kompania ajrore WizzAir ka ofruar 100,000 vende të lira për qytetarët. Linja ajrore që operon me kosto të ulëta do të ofrojë 100,000 vende të lira për të ndihmuar qytetarët të mbërrijnë në destinacion. Vendet e lira do të jenë për fluturimet drejt Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Rumanisë përgjatë marsit.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Burimi: BBC, CNN