Bota

Muzeu në Paris heq statujën prej dylli të presidentit Putin

Shkruar nga Anabel

2 Mars 2022

Muzeu në Paris heq statujën prej dylli të presidentit Putin

Muzeu Grevin në Paris ka hequr dje statujën prej dylli të presidentit rus, Vladimir Putin. Veprimi u bë në shenjë proteste kundër sulmit të tij në Ukrainë. Përveç kësaj, statuja e tij ishte dëmtuar qëllimisht nga vizitorët që erdhën në muze gjatë fundjavës.

Statuja, e krijuar në vitin 2000 u zhvendos në një prej magazinave deri në një vendim të dytë. Ndërkohë, muzeu po konsideron ta zëvendësojë statujën e tij prej dylli me atë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

"Sot nuk mundemi të prezantojmë një personazh si ai. Për herë të parë në historinë e muzeut ne po heqim një statujë për shkak të ngjarjeve politike që po ndodhin aktualisht në botë. Nisur nga ajo që ndodhi (dëmtimi i statujës nga vizitorët) s'keni ndërmend të rregullojmë flokët dhe pamjen e tij çdo ditë."- u shpreh drejtori i muzeut në Paris.

Muzeu në Paris heq statujën prej dylli të presidentit Putin

Përfaqësues të muzeut thanë se aktualisht nuk është ende e qartë se ç'lloj rrethane mund ta kthente statujën prej dylli sërish.

Burimi: Reuters