1. Në rrugët bosh të Kievit ka shumë tension, teksa kryeqyteti përgatitet për një tjetër ditë beteje.
Në të gjithë qytetin ka postoblloqe, radhë të gjata para farmacive teksa qytetarët përpiqen për t'i mbijetuar sulmeve të tjera ruse, ndërkohë që këta të fundit nuk ndalen.
Reportërët e CNN thanë se panë një grua e cila ecte rrugëve me qenin e saj, por përveç saj askush nuk guxon të dalë jashtë. Shumica po strehohen në bodrume apo ambiente të tjerë nëntokësore për t'i shpëtuar armëve dhe shpërthimeve.
2. Një student indian u vra teksa priste në radhë për të blerë ushqime
Naveen Shekharappa Gyanagoudar ishte një student indian i mjekësisë i cili u vra padrejtësisht teksa priste në radhë për të blerë gjëra që i duheshin. Burime për CNN thonë se i riu kishte planifikuar të zhvendosej drejt Polonisë po dje, por fatkeqësisht ndodhej në dyqan ushqimesh kur ndodhi shpërthimi me granatë.
Familjarët kërkojnë kthimin e trupit të pajetë të studentit në Indi sa më shpejt të jetë e mundur. Përveç kësaj, ngjarja në fjalë ka ngritur alarmin për kthimin në Indi të të gjithë studentëve që jetojnë në Ukrainë, nga frika e përsëritjes.
3.Ndërtesa e policisë në Kharkiv sulmohet me raketa
Ndërtesa e policisë rajonale në qytetin e Kharikiv në Ukrainë është goditur me raketa nga ushtria ruse. Autoritete të tjera në Ukrainë thonë se gjithashtu ka marrë flakë një ndërtesë që i përket Universitetit Kombëtar Karazin.
Ministria e Punëve të Brendshme në Ukrainë ka njoftuar përmes një statusi në Twitter se të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur, por pritet që ky numër të jetë edhe më i lartë.
4. Zelenskiy: "Ata kanë urdhër për të na shfarosur të gjithëve"
Presidenti ukrainas tha mëngjesin e sotëm se rreth 6000 ushtarë rus janë vrarë në 6 ditë luftime kundër sulmit të Putini-it.
Zelenskiy tha gjithashtu se çfarë po ndodh momentalisht në Ukrainë është "përtej të qënit njerëzor".
"Ky sulm tregon se për shumë njerëz në Rusi, Kievi ynë është absolutisht i huaj. Ata s'dinë asgjë për ne, për historinë tonë, por kanë të gjithë urdhër të fshinë historinë tonë, të shfarosin vendin tonë, të na shfarosin të gjithëve ne."
Burimi: The Guardian, CNN