Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

3 Mars 2022

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

1 milion njerëz janë larguar nga Ukraina, thotë agjencia e OKB-së për refugjatët

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Më shumë se një milion njerëz janë larguar nga Ukraina që kur forcat ruse pushtuan vendin javën e kaluar, tha kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët.

“Në vetëm shtatë ditë ne kemi qenë dëshmitarë të eksodit të një milion refugjatëve nga Ukraina në vendet fqinje,” tha në Twitter Filippo Grandi. Ky është eksodi më i shpejtë i refugjatëve këtë shekull, tha OKB.

Forcat ruse rrethojnë centralin më të madh bërthamor të Ukrainës: OKB e shqetësuar

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së ka shprehur shqetësimin pasi forcat ruse pretenduan se kishin rrethuar uzinën më të madhe atomike të Ukrainës.

Në letrën e tyre drejtuar Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, zyrtarët rusë këmbëngulën se stafi ukrainas në uzinë po vazhdonte "të punonte për sigurinë bërthamore dhe monitorimin e rrezatimit në mënyrën normale të funksionimit".

Rusia do të përballet me hetimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Mbretëria e Bashkuar dhe 37 vende të tjera kanë referuar zyrtarisht raportet për mizoritë e kryera në Ukrainë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN).

Sipas rregullave të GJNP-së, një referim i tillë nga shtetet anëtare do të thotë që prokurori nuk duhet të marrë miratimin e gjyqtarëve të GJPN-së përpara se të hapë një hetim, duke përshpejtuar procesin.

“Makina ushtarake e Putinit po synon civilët pa dallim dhe po shkatërron qytetet anembanë Ukrainës,” tha në deklaratë sekretarja e jashtme e Britanisë Liz Truss.

Me 37 vende që iu bashkuan Mbretërisë së Bashkuar, ky është kallëzimi më i madh në historinë e GJPN-në.

Vijojnë bisedimet Ukrainë-Rusi: A do të ketë armëpushim?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një raund i dytë bisedimesh thuhet se do të fillojë këtë të enjte. Një negociator rus tha se armëpushimi ishte planifikuar për t’u diskutuar, por Ukraina ka thënë se kërkesat e Moskës janë të papranueshme dhe Rusia duhet të ndalojë bombardimin e qyteteve të Ukrainës përpara se të pritet ndonjë përparim.

Gjermania kap superjahtin 600 milionë dollarësh të miliarderit rus Alisher Usmanov

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Autoritetet gjermane thuhet se kanë sekuestruar superjahtin prej 600 milionë dollarë që i përket miliarderit rus Alisher Usmanov në një kantier detar në Hamburg.

Usmanov ishte në listën e miliarderëve që do të përballeshin me sanksione nga Bashkimi Europian pas pushtimit të Ukrainës.

Kina i tha Rusisë që të mos pushtojë Ukrainën gjatë Lojërave Olimpike Dimërore, thuhet në një raport

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Zyrtarët e lartë kinezë u thanë zyrtarëve të lartë rusë në fillim të shkurtit që të mos pushtonin Ukrainën përpara përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, raportoi New York Times, duke cituar zyrtarë të administratës Biden dhe një zyrtar europian.

New York Times tha se raporti i inteligjencës tregonte se zyrtarët kinezë kishin njohuri rreth planeve ose synimeve të Rusisë për të pushtuar Ukrainën përpara se Moska të fillonte operacionin javën e kaluar.

Një zyrtar që Times tha se kishte lidhje me inteligjencën u shpreh se materiali nuk tregonte domosdoshmërisht se bisedat për pushtimin u zhvilluan mes presidentit kinez, Xi Jinping dhe Putin.

Kritiku i Kremlinit Alexei Navalny bën thirrje për protesta dhe etiketon Putinin si një "car të çmendur"

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Udhëheqësi i opozitës, Alexei Navalny, i cili ndodhet në burg, u ka bërë thirrje qytetarëve që të demonstrojnë "çdo ditë" kundër pushtimit të Ukrainës.

Kritiku i Kremlinit e përshkroi luftën në Ukrainë si "brutale" në një postim në rrjetet sociale dhe e etiketoi pesidentin Vladimir Putin një "car të çmendur".

Që nga e enjtja e kaluar, më shumë se 6,800 njerëz janë arrestuar në demonstratat kundër luftës në të gjithë Rusinë, sipas OJQ-së së specializuar OVD-Info. 800 persona të tjerë janë arrestuar gjithashtu në protestat e opozitës në Minsk dhe qytete të tjera të Bjellorusisë.

Burimet: Guardian, Euronews