Policia në Moskë arrestoi dy gra dhe pesë fëmijë që donin të vendosnin lule në ambasadën e Ukrainës. Fotografitë tregonin fëmijët duke mbajtur një poster ku shkruhej "Jo luftë".
Fëmijët, të moshës 7 deri në 11 vjeç, u mbajtën me nënat e tyre në një furgon policie përpara se të dërgoheshin në një komisariat. Ata u liruan disa orë më vonë, sipas antropologes Alexandra Arkhipova. Arkhipova tha se dy gratë e arrestuara ishin Ekaterina Zavizion dhe Olga Alter së bashku me Liza, 11 vjeç, Gosha, 11, Matvey, 9, David, 7 dhe Sofya, 7 vjeç.
Arkhipova tha se policia dyshohet se i kërcënoi se do t’u hiqte kujdestarinë e fëmijëve. Ato do të përballen me gjyq dhe një gjobë për akuza të paspecifikuara, shtoi Arkhipova. Ajo shkroi: “Prindërit janë në frikë”.
Një artiste dhe aktiviste 77-vjeçare, Yelena Osipova, u ndalua nga policia sepse po protestonte kundër luftës në Shën Petersburg.
Mijëra njerëz në qytete anembanë Rusisë kanë sfiduar kërcënimet e policisë dhe kanë organizuar protesta kundër pushtimit të Ukrainës. Autoritetet nuk i tolerojnë demonstratat dhe marshimet dhe pjesëmarrja në to mund të ketë pasoja të rënda duke përfshirë gjoba, arrestime dhe madje edhe burgim.
Gjithsej 6,840 persona janë arrestuar që kur Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës të enjten e kaluar.
Lufta në Ukrainë – artikuj të rekomanduar:
- Dita e tetë e luftës: Si është situata në Ukrainë
- Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
- Votohet rezoluta e jashtëzakonshme: OKB dënon Rusinë dhe i bën thirrje të ndalojë sulmet
- Muzeu në Paris heq statujën prej dylli të presidentit Putin
- Si po e raporton luftën në Ukrainë gazeta ruse, fituese e çmimit Nobel për Paqen
- Rritet frika për armët gjithnjë e më vdekjeprurëse: Çfarë janë bombat vakum?
- Përmes fotove: Protestat për Ukrainën anembanë globit
- Yuval Noah Harari: ‘Pse Vladimir Putin tashmë e ka humbur luftën’
Burimi: Guardian