Pushteti

Ministri rus thotë se Lufta e 3-të Bërthamore ekziston vetëm në mendjen e liderave të huaj

Shkruar nga Anabel

3 Mars 2022

Ministri rus thotë se Lufta e 3-të Bërthamore ekziston vetëm

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov beson se shumë lidera të huaj janë duke u përgatitur për luftë kundër Rusisë dhe se Moska do të vazhdojë me operacionin e saj ushtarak në Ukrainë "deri në fund". 

Lavrov shtoi se nuk është fare në planet e Rusisë një Luftë e Tretë Bërthamore dhe se diçka e tillë është vetëm në kokat e liderave perëndimorë. Një javë pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë, ministri rus akuzon presidentin Zelenskiy,të cilin e quan një "hebre etnik" se po kryeson në një shoqëri ku "nazizmi po lulëzon".

Lavrov është i bindur se do të gjendet një zgjidhje për krizën në Ukrainë dhe se një raund tjetër bisedimesh kanë nisur mes zyrtarëve rus dhe atyre ukrainas.

Sipas tij, dialogu i Rusisë dhe perëndimit duhet të bazohet në respekt reciprok dhe pavarësisht se Rusia ka qëllime të mira, nuk do të lejojë askënd të minimizojë interesat e saj.

Burimi: The Guardian