Fatkeqësisht, nuk ka ndonjë truk magjie për të qenë shumë të sigurt nëse dikush po na gënjen apo jo, megjithatë “gjuha e trupit” shpeshherë tregon më tepër seç mund ta mendonim dhe shenjat janë këto:
- Ndryshim nga sjelljet normale dhe të përhershme
Duke qenë se mendohet që ti e njeh mirë atë person, nëse te sjellja e tij/saj vë re ndryshime ose “vese” të reja, mund të jetë një tregues për të dyshuar - ama jo domosdoshmërisht që po të gënjen, por është momenti të tregohesh pak më tepër i/e vëmendshëm/e.
- Lëvizje e vazhdueshme e shikimit dhe shpërqëndrim
Nëse kur flet me personin tjetër, kur e pyt për diçka dhe vazhdimisht lëviz sytë duke shmangur shikimin me ty, mund të jetë një tregues që po fsheh diçka - përveç rasteve kur këtë mënyrë sjelljeje mund ta ketë pjesë të tij/saj kur është duke u menduar.
- Nuk ka qëndrueshmëri në balancën e trupit ose përkul shpesh kokën
Kjo vihet re në rastet kur gjatë bisedës ai/ajo lëviz me trup sa para-mbrapa ose përkul kokën para duke treguar siklet, pasiguri në fjalët që po thotë dhe atë që po mendon të shprehë.
- Pulitje sysh më tepër se zakonisht
- Fillon të prekë hundën
Artikuj të rekomanduar në lidhje me gjuhën e trupit:
- Si ta kuptosh vetëm nga gjestet e trupit që çmendet pas teje
- Çfarë tregon kur ai ~vazhdimisht~ të shtrëngon qafën me duar për të të puthur
- Të mbërthyer në ‘Më do, s’më do?’ Në vend të kësaj, shihni këto 10+ shenja
- 8 hile të gjuhës së trupit, që do ju bëjnë të dukeni më me vetëbesim!
- Zbulo ç'tregon mënyra si i mbani duart për lidhjen tuaj
- Si ta kuptosh që të ka thënë “Të dua”, pa ta thënë?
Burimi: Insider