IKEA, gjaganti i produkteve shtëpiake ka vendosur të ndalojë përkohësisht të gjithë eksportet dhe importet brenda dhe jashtë Rusisë dhe Bjollorusisë si dhe të pezullojë operacionet e shitjes me pakicë në Rusi.
Përmes një deklarate për shtyp, IKEA tha se po ndalon përkohësisht operacionet në Rusi dhe Bjellorusi, me rreth 17 dyqane aktivë. Kjo markë gjigante s'është e vetmja që përjashton Rusinë. Një listë me emra të njohur kompanish janë duke e distancuar veten nga Rusia, si për ta dënuar vendin për sulmin ndaj Ukrainës.
~ Spotify mbylli zyrat e saj në Rusi dhe ndoqi shembullin e Google dhe Apple duke hequr gjithë përmbajtje ruse nga platforma e saj.
~Gjiganti i veshjeve H&M tha të mërkurën se dyqanet e tij në Ukrainë janë mbyllur përkohësisht për arsye sigurie kurse në Rusi shitjet kanë ndaluar.
~Netflix ka pezulluar produksionin dhe blerjen e 4 projekteve ruse.
~Honda ka pezulluar eksportin e makinave dhe motorrëve në Rusi pasi hasën probleme me dërgesat dhe pagesat.
~Dell ka ndaluar shitjet e produkteve të tyre në Rusi.
~Nike gjithashtu ka ndaluar shitjen e produkteve online në ëebsite-in e tyre në Rusi.
~Ford njoftoi se reklama e radhës në Rusi është pezulluar deri në njoftim të dytë.
~Apple ndaloi shitjet e produkteve në Rusi, për të treguar mbështetjen nga Ukrainës.
~Adidas njoftoi të martën se ka pezulluar bashkëpunimin me Russian Football Union, në mënyrë të menjëhershme.
~The Walt Disney që ka në pronësi ëhich Marvel Studios, 20th Century Studios, Pixar, etj deklaroi se për momentin ka ndaluar publikimin e çdo shfaqeje teatrale, apo filmi në Rusi.
~Airbnb tha se do të sigurojë strehim falas për më shumë se 100,000 refugjatë që janë larguar nga Ukraina pas sulmit rus.
Google, Facebook, Twitter dhe YouTube gjithashtu kanë ndaluar reklamat dhe përmbajtjen ruse në platformat e tyre.
Burimi: Forbes