Gjatë bisedimeve të fundit, në një telefonatë rreth 90-të minutëshe, presidenti rus është shprehur tek homologu i tij, Emmanuel Macron se do të vijojë operacionet luftarake në Ukrainë.
"Kjo bisedë fatkeqësisht ishte për të dëgjuar presidentin Putin teksa më thoshte se do të vazhdojë me ndërhyrjet luftarake për t'i shkuar gjer në fund synimit të tij."- thotë Macron referuar burimeve për Élysée.
Biseda mes tyre u bë për të sheshuar çdo keqkuptim që ka mes Rusisë dhe Francës, si dhe për t'i kërkuar një zgjidhje diplomatike në lidhje me krizën në Ukrainë.
"Kjo bisedë u bë gjithashtu për t'i treguar Putin-it sesi e shohim ne në të vërtetë luftën që po ndodh dhe se besojmë që pasojat do t'i vuajë Rusia për një periudhë afatgjatë.
Po të njëjtat burime thonë se presidenti francez është shprehur pas bisedës me Putin se "më e keqja s'ka ardhur ende".
"Pa dashur të bëjmë një parashikim, ne duhet të presim që më e keqja s'ka ardhur akoma. Nuk ka asgjë që duhet të na qetësojë nga çfarë Putin tha sot."
Nga ana tjetër ky i fundit, mohon të ketë bombarduar Kievin ndërkohë që nuk përjashton shansin e përkeqësimit të situatës, por nëse kjo ndodh ai thotë se do të jetë faji i Ukrainës.
Pas telefonatës me Putin, presidenti francez ka folur me kreun ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Zelensky, ndërkohë gjatë një konference të fundit për shtyp, i ka bërë thirrje vendeve perëndimore t'i dërgojë avionë luftarakë, për të mbrojtur vendin nga sulmet ruse.
- Nga IKEA tek H&M: Lista e kompanive gjigante që ndërpresin lidhjet me Rusinë
- Ministri rus thotë se Lufta e 3-të Bërthamore ekziston vetëm në mendjen e liderave të huaj
- Policia e Moskës arreston fëmijët sepse donin të vendosnin lule në ambasadën e Ukrainës
- Dita e tetë e luftës: Si është situata në Ukrainë
Burimi: CNN