Pushteti

Sipas zyrtarit britanik, Putin rrezikon të burgoset për krime lufte

Shkruar nga Anabel

4 Mars 2022

Sipas zyrtarit britanik, Putin rrezikon të burgoset për krime lufte

Vladimir Putin rrezikon të përfundojë në burg për krimet e luftës gjatë sulmit rus në Ukrainë. Të paktën kështu shprehet sekretari britanik, Dominic Raab. 

Raab i cili është gjithashtu zëvendëskryeministër, u pyet nga Radio Times nëse fundin e konfliktit me Ukrainën e shihte ose jo me burgosjen e kreut rus për "krime lufte"

“Mendoj se është një rrezik shumë real që ai duhet ta mendojë tani. Përtej situatës së tij personale, çdo komandant që vepron në Ukrainë kur bën akte të paligjshme, qoftë për të shënjestruar civilët apo për të sulmuar vende, duhet të ketë parasysh që ICC (gjykata penale ndërkombëtare) është duke hetuar."- u shpreh ai.

Ndërkohë, nga ana tjetër Kanadaja kërkon që Nato të diskutojë dhe shqyrtojë çdo skenar të mundshëm për të izoluar Rusinë. Ministrja e Jashtme Mélanie Joly, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Natos me gjithë Ministrat e Jashtëm tha se vija e kuqe e Natos është shmangia e një konflikti ndërkombëtar.

Burimi: The Guardian