E vërteta e hidhur është se askush s'është imun ndaj stresit të përditshëm. Problemet, ngarkesat apo dilemat na mundojnë të gjithëve, në nivele të ndryshme. Ky është pikërisht momenti që duhet t'ju bëjë të mendoni për atë njeriun shumë afër jush, që po kalon një periudhë jo dhe aq të lehtë. Ndoshta s'mund të bëni shumë, por mund t'i tregoni mbështetjen përmes një mesazhi. Merrni telefonin dhe frymëzohuni nga mesazhi që gjeni më afër vetes. Hapi tjetër është ta bëni "send"
1.
"Bëhu gati sepse tani do listoj 10 gjërat që vlerësoj më shumë tek ty!"
2.
"Ti ke qenë aty për mua sa herë kam qenë i rënë mendërisht prandaj të lutem më thuaj si mund ta kthej mbështetjen në çdo mënyrë. Të dua!"
3.
"E imagjinoj sesi mund të ndihesh, por mbi të gjitha dua që ta dish se jam këtu për të të dëgjuar. Si je? Për çfarë ke më shumë nevojë?"
4.
"Më thuaj nëse do të vish tek unë, të përgatis diçka për të ngrënë ndërkohë që të përqafoj. Nëse s'mundesh thjesht më thuaj sepse të kuptoj."
5.
"Kur po ndihesha si i humbur javës e shkuar, nisa të bëja xhiro të gjata në natyrë dhe më bënë shumë mirë. Mund ta provosh dhe ti."
6.
"E di që po kalon shumë sfida këto kohë dhe është e vështirë. Jam me mendje tek ty gjithë kohës."
7.
"Ty ndoshta nuk të kujtohet, por unë s'e kam harruar kurrë kur më the (....). E vlerësoj shumë që e ndave me mua në atë kohë."
8.
Thjesht çojini një foto/meme për të qeshur.
9.
"A të kujtohet kur....?"
10.
"Po të shkruaj thjesht për të të kujtuar që je e bukur si jashtë ashtu dhe brenda. Gjithashtu edhe për të të thënë që bën makaronat më të mira në botë."
11.
"Po dëgjoj këngën tonë të preferuar..."
12.
"E di që po kalon një fazë të keqe, por të lutem kujto që është OK të qash apo të bësh gjithçka ndjen të bësh. Unë jam vetëm një telefonatë larg."
13.
"Po mendoja sa me fat jam që të kam në jetën time. Je kaq interesante dhe e sinqertë sa dua të jem me ty gjithë kohës."
14.
"Po të shkruaj vetëm për të të kujtuar sa e bukur je, si jashtë dhe brenda. Ah se mos harroj, ti bën pastat më të mira."
Burimi: Bustle