Udhetim

Cili është shteti më i vizituar në botë?

Shkruar nga Anabel

6 Mars 2022

Cili është shteti më i vizituar në botë?

Jo pak njerëz mund të mendojnë se një vend i madh, po themi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të jenë shteti më i vizituar në botë – por në fakt gabohen.

Franca qëndron në vend të parë, e ndjekur nga Spanja në vend të dytë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vendin e tretë, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit.

Cili është shteti më i vizituar në botë?

Rreth 90 milionë vizitorë ndërkombëtarë udhëtuan drejt Francës në vitin 2019 dhe turizmi përbën 8% të prodhimit të brendshëm bruto të vendit, sipas Ministrisë së Jashtme në Francë.

Në Francë mund të udhëtohet lehtësisht nga vendet europiane, ndërkohë që malet, kantinat e verës, pamjet e famshme dhe brigjet e mrekullueshme e kanë bërë zgjedhjen e parë për shumë turistë ndërkombëtarë.

Cili është shteti më i vizituar në botë?

Njerëzit tërhiqen gjithashtu nga kultura, kuzhina, bukuritë e vendit, riviera franceze, Parisi i famshëm romantik dhe shumë destinacione të tjera mbresëlënëse.

Top10 më të vizituara në botë para pandemisë (viti 2019) ishin:

1. Francë
2. Spanjë
3. Shtetet e Bashkuara të Amerikës
4. Kinë
5. Itali
6. Turqi
7. Meksikë
8. Tajlandë
9. Gjermani
10. Mbretëri e Bashkuar

Artikuj të rekomanduar: