Marredhenie

Flasim pak për ‘bromance’: Disa përfitime që duhet t’i dini

Shkruar nga Anabel

6 Mars 2022

Flasim pak për ‘bromance’: Disa përfitime që duhet

Për shkak të stereotipeve të ngulitura prej kohësh, duket sikur burrat kanë më pak miq të ngushtë sesa gratë, të cilat nga ana tjetër priren të krijojnë më tepër raporte me mikesha. Megjithatë, nga programet televizive si “Big Brother VIP” me Sabian-Ilir (ti je 100 mijë euroshi im) apo DJ Dagz dhe PM e deri te raste të tjera pjesë e jetës sonë të përdishme, ne mund të gjejmë raporte “bromance” kudo.

Një shpjegim i shkurtër për termin: Në kulturën pop, “bromance” vjen nga bashkimi i “bro” (shok) dhe “romance” (romancë). Për shumicën e njerëzve, përfshirë burrat, është e vështirë të imagjinohet se burrat mund të kenë miqësi të ngushta me burra të tjerë. Bromance përshkruan një lidhje të fortë emocionale midis dy burrave ose një grupi. Ky është një raport shumë i ngushtë dhe emocional. Ata nuk e kanë problem të thonë mendimet e tyre ose të shfaqin ndjenjat që kanë.

Flasim pak për ‘bromance’: Disa përfitime që duhet

Bromance është një koncept që përpiqet të ndryshojë ideologjinë rreth miqësive bazuar te dallimet gjinore. Në këtë ideologji, gratë lejohen të marrin dhe ofrojnë mbështetje emocionale për mikeshat, ndërsa burrat lejohen të ndajnë vetëm aktivitete dhe interesa të tjera. Në këtë mënyrë, burrat pritet të jenë shumë të ftohtë, ndërsa gratë mund të kenë një raport më të ngushtë. Në një bromance, burrat janë të hapur dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Flasim pak për ‘bromance’: Disa përfitime që duhet
DJ Dagz dhe DJ PM bënë një tatuazh të përbashkët

Një marrëdhënie e tillë, sipas ekspertëve, ka përfitime të shumta:

1. Redukton stresin: Sipas studimeve, të kesh një mik të ngushtë kur je i stresuar mund të ulë shumë nivelet e kortizolit, një hormon stresi.

2. Jeni vetvetja: Në përgjithësi, shoqëria pret që burrat të sillen gjithmonë sikur janë mirë, edhe kur nuk janë. Në një bromance kushdo është në gjendje të jetë vetvetja mes burrave të tjerë. Jeni të lirë të thoni mendimin tuaj dhe të ndani streset pa siklet. Të jesh në gjendje të jesh vetvetja rrit vetëvlerësimin.

3. Ka përfitime për shëndetin fizik: Ndonjëherë të jesh në një bromance ka të bëjë me të pasurit një grup shokësh me të cilët ushtroni. Kur stërviteni vetëm, e keni më të vështirë të jeni të motivuar për të vazhduar para.

4. Fuqizon trurin: Sipas studimeve, problemet me trurin janë më të ngadalta te burrat e moshuar që kanë pasur prej vitesh miq të ngushtë.

Një marrëdhënie e tillë funksionon kur ka:

- Ndershmëri
- Besueshmëri
- Besnikëri
- Interesa të përbashkëta
- Mbrojtje për të tjerët

Raportet e ngushta, interesat e përbashkëta dhe mbështetja janë gjëra të rëndësishme nga të cilat përfitojnë të gjithë njerëzit. Ashtu si gratë mund të kenë miqësi të ngushta me gra të tjera (ose burra) pa ndërhyrë në marrëdhëniet romantike, po ashtu munden edhe burrat.

Ekspertët e marrëdhënieve thonë se shtimi i raporteve bromance është një gjë shumë e mirë për burrat, sepse u ofron mundësinë për stabilitet emocional, lidhje sociale dhe zgjidhje më të mirë të konflikteve.