Me siguri u çuditët kur lexuat titullin e mësipërm dhe me gjasë jeni kuriozë të dini se si mund të krijiohet një veshje me ngjitës. Epo, nuk është ngjitës i zakonshëm. Ose është i zakonshëm, thjesht shkruhet Balenciaga në të.
Ylli i “Keeping up with the Kardashians” u shfaq në Javën e Modës në Paris e mbështjellë me ngjitës të verdhë me emrin e markës.
Ajo e kompletoi veshjen me një çantë dore Balenciaga e mbështjellë po me ngjitës dhe syze dielli të zeza.
"Kam frikë se do ta shqyej kur të ulem," tha Kim Kardashian, sipas Vanessa Friedman, kritike mode e New York Times. E sigurisht që u shqye.
Nëse jeni kuriozë për procesin dhe çfarë ka poshtë “veshjes”: