Dojna Mema dhe Vlashent Sata do të bëhen së shpejti prindër! Lajmin e konfirmoi vetë moderatorja përmes një postimi në Instagram, ku shfaqej në natyrë me duart mbi barkun e rrumbullaksour.
View this post on Instagram
"Fjalët s'më mungojnë kurrë, por që të përshkruar atë që ndjej tani do të më duhej t'i krijoja. Ndaj po të lë ty mam të flasësh, me rrahjet e zemrës tënde."- shkruan Dojna.
Mema, e cila është në javën e 16-të shtatzënisë zgjodhi ta bëjë publik lajmin pikërisht në 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Gjinia e bebit mbetet ende sekret.
Pak muaj më parë, Dojna Mema i tha "PO" këngëtarit, teksa ky i fundit i propozoi martesë gjatë një udhëtimi në Barcelonë.