TV Mania

Ronela thotë se performanca e saj në Eurovision do të jetë e para dhe e vetmja e këtij lloji

Shkruar nga Anabel

8 Mars 2022

Ronela thotë se performanca e saj në Eurovision do të jetë e

Nëse po prisni që performanca e Ronela Hajatit në Eurovision të ngjasojë me performancën e saj në “Festivalin e Këngës” ose të ketë lidhje me konceptin e klipit të “Sekret”, gaboheni.

Sipas Ronelës, performanca do të jetë totalisht tjetër gjë. Në një intervistë për “Ditë pas Dite” në RTSH me Fjodora Fjorën, Ronela u shpreh se po bashkëpunon me Klaudia Pepën dhe katër balerinë italianë.

“Performanca është komplet gjë tjetër. Po punoj me Klaudia Pepën si koreografe dhe katër balerinë italianë. Performanca nuk do ketë lidhje me festivalin e fundvitit, as me temën e klipit, nuk do të jetë fare te mesdhetarja apo ideja e vjetër, e lashtë.”

Këngëtarja u shpreh se do të vijë ndryshe, sepse “ti sekretin mund ta gjesh kudo, në çfarëdolloj kohe dhe situate.” Ajo shtoi se “do ketë një sekret për t’u zbuluar atë natë”. Se çfarë, nuk dihet.

Në vijim të bisedës, Ronela bëri shaka duke thënë se “një herë do ta çojë RTSH-ja këtë performancë, s’do të ketë më. Ja e thashë.”

Ajo foli edhe për konceptin e klipit, i cili lidhet me idenë se dashuritë e mëdha nuk ndahen, por ritakohen në një mënyrë ose në një tjetër.