Shtepia VIP

Shonda Rhimes u frymëzua nga ‘Bridgerton’ për të arreduar shtëpinë dhe rezultati është yll

Shkruar nga Anabel

9 Mars 2022

Shonda Rhimes u frymëzua nga ‘Bridgerton’ për të

Për dikë të ngarkuar me punë si Shonda Rhimes, koha dhe hapësira janë tepër thelbësore. Producentja e suksesshme hapi dyert për Architectural Digest dhe tregoi disa pamje të apartamentit të saj në Manhattan.

Shonda Rhimes u frymëzua nga ‘Bridgerton’ për të

Si një nga krijueset dhe producentet më të suksesshme në Hollywood – ku përmendim këtu serialet hit “Grey’s Anatomy”, “How to Get Away with Murder”, “Bridgerton” e së fundmi “Inventing Anna” – apartamenti i Rhimes është një hapësirë ku ajo mund të punojë ose të ëndërrojë teksa frymëzohet.

Shonda Rhimes u frymëzua nga ‘Bridgerton’ për të

Për të arreduar shtëpinë ajo punoi me ish-dizajnerin e Shtëpisë së Bardhë në kohën e Barack Obama-s, Michael S. Smith, me të cilin ka bashkëpunuar më parë për shtëpinë në Los Angeles.

“Michael krijoi qoshe të vogla të mrekullueshme në të dyja anët e oxhakut për t'u ulur dhe për të parë nga dritaret, për t'u ulur dhe për të shkruar, ose për t'u ulur dhe për të pirë një kafe dhe thjesht për të shijuar dritën. Ka një tavolinë ku mund të punoj, ose të shoh nga dritarja. Më së shumti shoh në çatitë ose në ballkonet e njerëzve të tjerë duke pyetur veten se çfarë po ndodh. Kjo të ndihmon kur përpiqesh të imagjinosh histori në kokën tënde. Unë jetoj me këta personazhe,” tha ajo.

Shonda Rhimes u frymëzua nga ‘Bridgerton’ për të

Shonda u shpreh se ka pasur një lidhje të fortë me romantizmin e Bridgerton – që i referohet epokës së vdekjes së mbretit George III në Mbretërinë e Bashkuar (1820) dhe vendosjes së të birit, mbreti George IV, si princ regjent.

Shonda Rhimes u frymëzua nga ‘Bridgerton’ për të

“Unë isha e përfshirë nga romantizmi i Bridgerton për një kohë, kështu që duhet të ketë ndikuar në disa nga gjërat që kisha menduar,” tha producentja. “Gjithçka rrjedh nga diçka tjetër. Nëse po mendoj për libra që po i kthejmë në seriale, atëherë në mënyrë të pashmangshme shfaqet në mënyrën si duket apartamenti, i cili në mënyrë të pashmangshme lidhet me skenarin – të gjitha lidhen së bashku.”

Shonda Rhimes u frymëzua nga ‘Bridgerton’ për të