Konflikti (i njëanshëm) i Kanye West dhe Pete Davidson duket se ka marrë një tjetër kthesë, pasi komediani i ka shkruar disa mesazhe reperit ku i kërkon që të ndalojë sulmet ndaj tij dhe Kim-it.
“Hej, jam Skete” i thotë ai Kanye-s duke përdorur emrin me të cilin ky i fundit i drejtohet me tallje në rrjete sociale. Pete i kërkon që të marrë kohë dhe të qetësohet. Mesazhet u publikuan nga skenaristi i “Saturday Night Live” Dave Sirus. Page Six konfirmoi se mesazhet ishin reale. Davidson zakonisht nuk përdor rrjete sociale dhe Sirus mesa duket ka postuar në emër të tij.
“Kim është fjalë për fjalë nëna më e mirë që kam takuar ndonjëherë,” lexohet në mesazhet e Pete. “Çfarë që bën ajo për ata fëmijë është e mahnitshme dhe ti je shumë me fat që ajo është nëna e fëmijëve të tu. Kam vendosur që të mos të të lejoj të sillesh më në këtë mënyrë me ne dhe nuk do të hesht më. Rritu.”
Kanye duket se i drejtohet me një gjuhë të ashpër. “Oh, po përdor fjalë fyese. Ku je tani?” shkruan ai. Pas kësaj, Pete përgjigjet me “Në shtrat me gruan tënde”.
Më vonë, komediani i propozon që të takohen, larg kamerave dhe të flasin. Ndër të tjera, Pete thotë se prej muajsh i ka ndaluar kolegët e “Saturday Night Live” që të flasin ose tallen me Kanye-n sepse “nuk do që babai i fëmijëve të të dashurës së tij të duket keq”.
“Çfarë po i bën familjes tënde është e rrezikshme dhe do t’i frikësojë për gjithë jetën. Të lutem merru me këto çështje privatisht, të lutem.”
Megjithatë, ai thekson se nuk do të qëndrojë më i heshtur nëse Kanye do të vazhdojë të veprojë si gjashtë muajt e fundit.
Pete Davidson’s friend, Dave Sirus, shares text conversation between between Pete and Kanye West. pic.twitter.com/lxAf4xhyd0
— Pop Crave (@PopCrave) March 13, 2022