Shumë kanë ndodhur vetëm gjatë një fundjave për trekëndëshin Pete-Kim-Kanye, por sidoqoftë, komediani vazhdon të tregojë se mund të gjejë kohë për të gjitha. Duke filluar që nga përballja ~dinjitoze~ me deklaratat e West e deri tek shprehja në shumë forma e dashurisë për Kim-in.
Çfarë ka ndodhur së fundmi?
Pete Davidson ka një super tatuazh dedikuar Kim-it! Në një prej fotove publikuar së fundmi, Pete shfaqet i shtrirë dhe mes shumë tatuazheve në krahërorin e tij, fansave nuk i shpëtoi tatuazhi që mban emrin e "Kim"!
View this post on Instagram
Nuk e dimë nëse tatuazhi "Kim" është i përkohshëm apo do të qëndrojë përgjithmonë në anën e djathtë të krahërorit të tij, por çfarë dimë me siguri është se Pete po merret me heqjen e tatoo-ve së fundmi.
Nga ana tjetër, Kim është shprehur se do të flasë publikisht për Pete, raportin e tyre dhe (sigurisht për super tatuazhin) gjatë shoë-t të saj të ri në Hulu, prandaj deri atëherë presim bashkë me Kanye-n (në ankth).
Burimi: Cosmopolitan