Celebrity

Përplasja e Kanye West me Trevor Noah: ‘Më thyhet zemra kur të shoh kështu’

Shkruar nga Anabel

18 Mars 2022

Përplasja e Kanye West me Trevor Noah: ‘Më thyhet zemra kur

Kanye West u pezullua nga Instagrami për 24 orë, pasi përdori një fyrje raciste për të përshkruar prezantuesin televiziv Trevor Noah.

Një zëdhënës i kompanisë mëmë të Instagramit, Meta, tha për TMZ dhe HuffPost se pezullimi ishte për shkak të shkeljes së politikës së kompanisë për gjuhën e urrejtjes, bullizmit dhe ngacmimit.

Noah kritikoi West gjatë prezantimit të “The Daily Show”, duke thënë për postimet e shumta të fundit të West për ish-bashkëshorten Kim Kardashian: “Ajo që po kalon Kim është e tmerrshme. Ajo që po shohim është një nga gratë më të fuqishme, një nga gratë më të pasura në botë, në pamundësi për ta detyruar ish-in e saj të ndalojë së dërguari mesazhe, të ndalojë së ndjekuri, të ndalojë së ngacmuari atë.”

Përplasja e Kanye West me Trevor Noah: ‘Më thyhet zemra kur

Kanye u përgjigj duke postuar një screenshot të faqes së Noah në Wikipedia – ku shkruhet se është me origjinë nga Afrika e Jugut – si edhe duke rishkruar tekstin e “Kumbaya” në "koon baya", një fjalë e përdorur për të përshkruar një person me ngjyrë që fyen ose vepron kundër një personi tjetër me ngjyrë. Sipas Urban Dictionary, Koon Baya do të thotë "një fjalë e përdorur për të përcaktuar një individ me ngjyrë që është kundër njerëzve me ngjyrë dhe shpesh vepron kundër tyre”. Fjalori gjithashtu e përkufizon si "term nënçmues që përdoret për t'iu referuar një individi me ngjyrë ose çdo personi me origjinë afrikane".

Përplasja e Kanye West me Trevor Noah: ‘Më thyhet zemra kur

Në një postim të gjatë në Instagram (tashmë të fshirë) Trevor Noah flet për ndikimin që Kanye ka pasur në jetën e tij dhe thekson se i vjen keq kur e sheh në këtë gjendje. “Ka pak artistë që kanë patur ndikim tek unë sa ti Ye [emri i ri i Kanye]. Ti je një pjesë e rëndësishme e jetës sime, prandaj më thyhet zemra kur të shoh kështu. Nuk më intereson nëse mbështet Trump-in, ose nëse kapesh me Pete. Por më intereson kur të shoh në një rrugë që është e rrezikshme dhe e dhimbshme,” thotë ai.

Noah thekson se Kanye duhet të kuptojë ndryshimin mes “të luftosh për familjen” dhe “të luftosh familjen”.

“Jam zgjuar kaq herë duke lexuar tituj lajmesh për burra që kanë vrarë ish-partneret, fëmijët e tyre dhe veten. Nuk dua t’i lexoj këto lajme për ty,” shkruan ai.