Mami i Pete Davidson a.k.a vjehrra e re e Kim Kardashian është një prej fansave më të mëdha të romancës së dyshes. Aq shumë sa mezi po pret që Kim dhe i biri të kenë një bebush bashkë!
Dëshirën e saj, nëna e komedianit e bëri publike përmes një komenti në Instagram. Kur dikush i shkroi Kim-it "aty nga fundi i vitit ti do të kesh fëmijën e tij", Amy Davidson nxitoi të përgjigjej me "Yayy".
Kim dhe Pete janë bashkë prej më shumë se 6 muajsh, por vetëm kohët e fundit kanë dalë zyrtarisht si çift në Instagram.
Davidson nuk ngurron t'i përgjigjet me dinjitet akuzave të Kanye-s dhe as nuk kursehet në tatuazhet dedikuar Kim-it. Në këtë pikë, një bebush s'do të ishte surprizë, aq më tepër tani që mami (vjehrra) e kërkoi publikisht.