Celebrity

Fedez kryen ndërhyrjen: Reperi tregon sëmundjen dhe gjendjen aktuale

Shkruar nga Anabel

24 Mars 2022

Fedez kryen ndërhyrjen: Reperi tregon sëmundjen dhe gjendjen aktuale

Përmes një postimi në rrjete sociale, Fedez zbuloi se është diagnostikuar me një tumor të rrallë neuroendokrin në pankreas.

Reperi iu nënshtrua një operacioni që zgjati 6 orë dhe për fat të mirë gjendja është e qëndrueshme.

“Javën e kaluar zbulova se kam një tumor të rrallë neuroendokrin në pankreas. Një nga ata që nëse nuk i kap në kohë, nuk është diçka e këndshme për ta pasur brenda trupit. Kjo ishte arsyeja për të cilën u desh të bëja një operacion që zgjati 6 orë për të hequr një pjesë të pankreasit (përfshirë edhe tumorin). Dy ditë pas operacionit, jam mirë dhe mezi pres të shkoj në shtëpi te fëmijët e mi. Do të duhet pak kohë,” – tha ai.

Fedez falenderoi gjithë fansat për mbështetjen dhe mesazhet pozitive që i kanë dërguar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FEDEZ (@fedez)

Bashkëshortja e tij, fashionista Chiara Ferragni, shkroi në Instagram:

"Kjo foto u bë pasditen e së hënës në spital, një ditë para operacionit delikat të pankreasit. Ne ishim të frikësuar për gjithçka: diagnozën, operacionin, shërimin, jetën tonë dhe të ardhmen e familjes sonë. Operacioni i të martës shkoi mirë dhe ai tani po rikuperohet dhe shpresojmë se ky do të jetë vetëm një kujtim i keq që na mësoi, edhe një herë, rëndësinë e shijimit të jetës në maksimum, çdo ditë. Faleminderit të gjithë njerëzve që na bënë të ndjejmë dashurinë e tyre, që u lutën për ne. Kjo na dha shumë forcë."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni ? (@chiaraferragni)

Tumoret neuroendokrine fillojnë në qeliza të specializuara të quajtura qeliza neuroendokrine. Qelizat neuroendokrine kanë tipare të ngjashme me ato të qelizave nervore dhe qelizave që prodhojnë hormone. Tumoret neuroendokrine janë të rrallë dhe mund të ndodhin kudo në trup. Trajtimi i tumoreve neuroendokrine varet nga lloji i tumorit, vendndodhja e tij, nëse prodhon hormone të tepërta, sa agresiv është dhe nëse është përhapur në pjesë të tjera të trupit. Në përgjithësi, shkalla e mbijetesës nëse tumori nuk është përhapur në pjesë të tjera të trupit dhe kapet në kohë është 97%.

Pasi rrëfeu në Instagram se ishte diagnostikuar me një sëmundje, nëpër mediat italiane u përfol se bëhej fjalë për demielinimin, që ndodh kur ndodh kur mielina, e cila është veshja mbrojtëse e qelizave nervore, pëson dëmtime.