Showbiz dhe TV

Delinda Disha humb binjakët: ‘Nuk ia dolëm dot’

Shkruar nga Anabel

24 Mars 2022

Delinda Disha humb binjakët: ‘Nuk ia dolëm dot’

Aktorja Delinda Disha ka humbur binjakët. Përmes një postimi në Instagram, Disha u shpreh se “ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet.”

“Miq, dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat i humba. Binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart, si dy engjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq.”

Delinda Disha humb binjakët: ‘Nuk ia dolëm dot’

Aktorja zbuloi se ishte shtatzënë në fillim të marsit. Ajo dhe bashkëshorti janë prindër të një djali 5 vjeç.