Tradhëtia

Kush tradhton përmes Tinder-it? Nga ta di se personi me të cilin po flas nuk është i lidhur?

Shkruar nga Anabel

25 Mars 2022

Kush tradhton përmes Tinder-it? Nga ta di se personi me të cilin po

A e dini se në një studim, rreth 73% e njerëzve treguan se njëri nga miqtë e tyre meshkuj, që ishte në një lidhje, kishte përdorur Tinder dhe 56% e njerëzve treguan të njëjtën gjë për gratë?

Për më tepër, u zbulua gjithashtu se rreth 17% e studentëve të diplomuar i kishin dërguar mesazhe dikujt në Tinder, gjatë kohës që ishin në një lidhje serioze. Mbi 7% kishin kryer marrëdhënie seksuale me dikë që kishin njohur në Tinder, edhe pse ishin në një lidhje.

Lind pyetja (e sikletshme): Nga ta di se personi me të cilin po/do dal është me të vërtetë beqar/e?

Elisabeth Timmermans, studiuese, së bashku me kolegët e saj u mor pikërisht me këtë temë, duke krahasuar përdoruesit single dhe të lidhur që përdorin Tinder apo aplikacione të ngjashme për #dating.

Pse njerëzit përdorin Tinder

Së pari, studiuesit gjetën dallime në arsyet e përdorimit të Tinder midis përdoruesve beqarë dhe atyre në një lidhje. Më konkretisht, përdoruesit e lidhur raportuar "më pak motivim për të kërkuar një lidhje", por më shumë interes për diçka afatshkurtër.

Llojet e personalitetit

Më pas, studiuesit kërkuan të shihnin nëse përdoruesit e Tinder në një marrëdhënie shfaqnin lloje të veçanta personaliteti në krahasim me përdoruesit single, ose ata që ishin të lidhur, por nuk kishin Tinder.

Ata zbuluan se pajtueshmëria*, përgjithësisht e lidhur me sjelljen në mënyrë të kujdesshme dhe të menduarit ndaj të tjerëve, ishte më e ulët tek përdoruesit e Tinder në një marrëdhënie, kur krahasohej me përdoruesit e tjerë.

(*Pajtueshmëria - agreeableness është një nga 5 cilësitë e personalitetit, sipas teorisë "Big 5". Një person me nivel të lartë të kësaj cilësie është miqësor, i afrueshëm, i sjellshëm dhe shkon mirë me të tjerët.)

Kjo ndoshta shpjegon pse ata vazhdojnë ta përdorin aplikacionin - Ata kujdesen pak edhe për lidhjen e tyre, partnerin/en dhe ekskluzivitetin e marrëdhënies.

Përdoruesit në një marrëdhënie që kishin takuar dikë me të cilin ishin përshtatur në Tinder ishin gjithashtu më ekstrovertë dhe të hapur ndaj përvojave të reja krahasuar me përdoruesit e Tinder në marrëdhënie që nuk raportonin takime ballë për ballë.

Së fundi, përdoruesit e Tinder në një marrëdhënie shënuan rezultate më të larta në neuroticizëm* krahasuar me jo-përdoruesit, dhe kjo ndoshta shpjegohet me faktin shumë prej tyre vuajnë një ndjenjë pasigurie në marrëdhënie dhe kanë nevojë për miratim të jashtëm për t'u ndjerë të kënaqur. "Përputhjet" në Tinder ua japin këtë kënaqësi.

(*Neuroticism - është një tjetër prej cilësive të teorisë "Big 5". Kjo lidhet me tendencën për të shkuar drejt ankthit, depresionit, dyshimit te vetja dhe ndjesi të tjera negative.)

Tiparet e Triadës së Errët

Studiuesit më pas vazhduan të shihnin nëse përdoruesit e Tinder, që ishin në një lidhje shfaqnin tipare narciste, psikopate etj.

Ata zbuluan se këta përdorues kishin rezultate më të larta për psikopatinë në krahasim me përdoruesit jo të Tinder. Për më tepër, kjo veçori lidhej me motivin e përdorimit të Tinder për përvojë seksuale. Psikopatia në përgjithësi shoqërohet me përfshirje më të ulët në marrëdhënie, sjellje oportuniste ose impulsive dhe të qenit më mendjehapur seksualisht. 

Në përgjithësi, ata me tipare të errëta të personalitetit priren t'i shohin marrëdhëniet si një lojë dhe të përfshihen në to për qëllime më egoiste. Për shembull, narcisistët shpesh janë më pak të përkushtuar dhe preferojnë më shumë marrëdhënie të rastësishme dhe kanë një prirje më të lartë për të tradhtuar.

Kufizime

Një kufizim kryesor i këtij studimi, natyrisht, është mungesa e një mase të kënaqësisë së marrëdhënies, apo edhe gjatësisë së marrëdhënies. Këto dy elementë, mund të hapnin shtigje të tjera studimesh dhe të çonin në përfundime të reja.

Burimi: Psychology Today