Fitness

Shihni krahët e tonifikuar! Ç’dimë për rutinën e stërvitjes së Kate Middleton

Shkruar nga Anabel

26 Mars 2022

Shihni krahët e tonifikuar! Ç’dimë për rutinën

Dukesha e Cambridge-it, Kate Middleton, shfaqet rrallë me fustane pa mëngë sepse përgjithësisht garderoba e saj përbëhet nga fustane dhe pallto klasike, që mbulojnë të gjithë krahët ose një pjesë të tyre. Por në turin e fundit në Karaibe – ku temperaturat janë të larta – dukesha tregoi muskujt e tonifikuar.

Shihni krahët e tonifikuar! Ç’dimë për rutinën

Nëse jeni kureshtarë për rutinën e stërvitjes së dukeshës, ja çfarë duhet të dini:

1. Fanse e ushtrimeve kardio: Dukesha adhuron ushtrimet kardio, veçanërisht vrapin.

Shihni krahët e tonifikuar! Ç’dimë për rutinën

2. Preferon plank: Kate preferon shumë ushtrimet plank që shtrëngojnë muskujt. Më saktësisht ajo praktikon plank-un bazik, anësor dhe “prone skydive”. Kate mund të qëndrojë deri në 45 sekonda dhe t’i përsërisë ushtrimet të paktën 10 herë secila.

Shihni krahët e tonifikuar! Ç’dimë për rutinën

3. Pëlqen CrossFit: Dikur Kate pëlqente CrossFit, që përfshin ushtrime me rezistencë, pesha, vrap dhe squats dhe mund të përmirësojë shëndetin, perfomancën, të rrisë rezistencën e muskujve dhe të ndihmojë në humbjen e peshës. 

4. Sportet: Aktivitete të tjera në rutinën e Kate janë ecje, ski, kërcim dhe tenis.

Shihni krahët e tonifikuar! Ç’dimë për rutinën