E keni parasysh atë ndjesinë e këndshme kur takoni dikë që s'e kishit parë kurrë më parë dhe ndjeni një "click" të menjëhershëm?! Kjo mund të ndodhë gjatë një feste, në punë, në një takim të parë apo në rrugë përmes njerëzish të përbashkët. Kur dikush tregon ndjesitë e tij kundrejt partnerët dhe e përshkruan duke thënë se thjesht "ngjitëm", të tjerë janë skeptikë ndaj kësaj dukurie. A është e mundur të ndodhë kjo që në takimin e parë?
Epo, studimet e fundit kanë treguar se kur njerëzit i përgjigjen shpejt njëri-tjetrit nëpër biseda dhe ndjejnë që komunikimi "rrjedh" ata kanë ndjerë "click-un" e famshëm që përmendet shpesh. Thënë këtë, ndoshta njerëzit nuk duhet të jenë shumë skeptikë në lidhje me bisedat apo përshtypjet e para. Ekspertët thonë se nëse ndjeni se mund të përfundoni fjalitë e njëri-tjetrit, me siguri është sepse thjesht keni "ngjitur".
Kur njerëzit kanë sjellje të ngjashme, sisteme besimesh dhe interesa të njëjta, ata mund të përfshihen më lehtë në dialog dhe komunikimi rrjedh natyrshëm. Prandaj, një përshtypje e parë e mirë dhe një takim i parë i suksesshëm është një faktor i rëndësishëm për vazhdimësinë e njohjes. Ai "click-u" që thoni se ndjeni me dikë ekziston dhe është real!
Prandaj, herën tjetër që dikush do të vijë dhe t'ju thotë i emocionuar që sapo takoi dikë shumë të veçantë, besojeni dhe pyeteni në lidhje me cilësinë e dialogut që bënë. Patjetër që qëllimi pas bisedës së parë është të shihni nëse komunikimi vijon të jetë aq i rrjedhshëm dhe pozitiv, por nëse ndjeni kiminë e menjëhershme, besojini asaj.
Ky fenomen nuk është i vlefshëm vetëm për marrëdhëniet romantike, por për çdo lloj raporti, qoftë me miqtë, bashkëpunëtorët, etj, etj.
Burimi: Psychology Today