Celebrity

Fotoja virale e Nicole Kidman s'kishte lidhje me shuplakën e famshme të Oscars, siç mendon interneti

Shkruar nga Anabel

29 Mars 2022

Fotoja virale e Nicole Kidman s'kishte lidhje me shuplakën e famshme

Menjëherë pas shuplakës që Will Smith i dha komedianit Chris Rock në mes të çmimeve Oscar, në internet qarkulloi me shpejtësi një foto e Nicole Kidman.

Reagimi i aktores e cila nga foto dukej në habi totale, u bë shpejt virale dhe memet nuk ndaleshin pasi të gjithë me të drejtë menduan se më e shokuar nga të tjerët prej shuplakës, ishte Kidman. Ja që fotoja e famshme e saj nuk ka lidhje fare me momentin e sikletshëm! 

Burime për Entertainment Tonight dhe Huffington Post thonë se kjo foto e cila ka qenë më e përhapura gjatë dy ditëve të fundit, është shkrepur shumë më parë se Will të ngjitej në skenë për të goditur Rock. Fotografët thonë se gjatë atij momenti, Kidman kishte hedhur krahëve xhaketën e të shoqit, Keith Urban dhe nga fotoja në fjalë, Nicole nuk duket të ketë asnjë xhaketë pranë saj. 

Fotoja virale e Nicole Kidman s'kishte lidhje me shuplakën e famshme

Nëse ky reagim epik s'ka qenë për momentin më kulminant, çfarë tjetër e ka bërë yllin e filmave të reagojë kaq shumë? S'mund ta dimë, por jo një shuplakë në mes të Oscar-it.