Dy ditë pas incidentit që mori një pjesë të mirë të vëmendjes gjatë Oscars 2022, Jada Pinkett Smith flet për herë të parë.
Aktorja postoi një mesazh në Instagramin e saj, ku shkruhej:
"Kjo është një kohë për shërim dhe unë jam këtu për të!"
View this post on Instagram
Deklarata e Jada vjen pasi Will, 53, kërkoi falje të hënën, duke shkruar:
"Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në Oscars mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen mjekësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht”.
Ai shtoi:
“Do të doja të të kërkoja falje publike, Chris. Gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i burrit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie."
- Çfarë është Alopecia, sëmundja nga e cila vuan Jada Pinkett
- Fotoja virale e Nicole Kidman s'kishte lidhje me shuplakën e famshme të Oscars, siç mendon interneti
- Marrëdhënia e Will Smith dhe Chris Rock ndër vite: Çfarë tha Chris për çiftin 6 vite më parë
- Will Smith i kërkon publikisht falje Chris Rock
- A ishte Will Smith në kontroll të veprimeve të tij në Oscars?
- Oscars në shok! Will Smith humb kontrollin dhe godet komedianin me shuplakë