Bruce Willis do të largohet nga aktrimi për shkak të një gjendjeje shëndetësore.
Në një postim në Instagram të vajzës së tij, Rumer, u njoftua se aktori i “Die Hard” është diagnostikuar me afazi.
“Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si familje ne duam të themi se Bruce ynë i dashur ka pasur disa probleme shëndetësore dhe është diagnostikuar me afazi, e cila po ndikon në aftësitë njohëse.” Në postim shkruhet se për shkak të problemit, ai do të largohet nga karriera. “Kjo është një periudhë vërtet sfiduese për familjen tonë dhe jemi shumë mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.”
Afazia është një gjendje që prek një zonë të trurit e cila ndikon në aftësitë për të komunikuar. Afazia shkaktohet nga një goditje në tru, dëmtim i kokës, tumor në tru ose sëmundje.
View this post on Instagram
Deklarata u shpërnda nga ish-bashkëshortja Demi Moore dhe vajzat e saj dhe Willis, Rumer, Scout dhe Tallulah, si edhe gruaja aktuale, Emma Heming Willis, e cila ka dy vajza me Bruce, Mabel dhe Evelyn.