Puthjet dhe deklaratat e dashurisë njëzëri mes Justin dhe Hailey mund t'ju kenë shpërqëndruar pak, por interneti nuk po ndalon së komentuari kostumin e këngëtarit.
the way justin & hailey bieber said “i love you” at the same time ??#GRAMMYs
— comfort ?? (@irenicbieber) April 4, 2022
pic.twitter.com/qT8WOlTuvj
Justin u shfaq në tapetin e kuq të Grammy-it me një kostum gjigant në ngjyrë gri, ku nuk arrinin t'i dalloheshin as duart. Kostumin, e kombinoi me një kapuç rozë dhe syze. Përtej faktit që Bieber dukej cool, zgjedhja e tij është bërë objekt bisede në Twitter, sepse njerëzit mendojnë se ka diçka të çuditshme me zgjedhjen e veshjes së tij.
Justin iu përshtat më së miri kostumit, duke mbajtur një qëndrim statik dhe serioz.
"Justin Bieber tha më jepni kostumin më të madh që mund të keni dhe atë mori!"- shkruan dikush në Twitter.
Kostumin me dizajn të Balenciaga-s, interneti e krahasoi me veshjen e këngëtarit David Byrne, kostumin gjigant që zor se mund të dalë nga kujtesa...