Celebrity

Doja Cat për pak e humbi momentin e çmimit të saj në Grammy sepse ~po urinonte~

Shkruar nga Anabel

4 Prill 2022

Doja Cat për pak e humbi momentin e çmimit të saj në

Ndoshta s'e keni menduar, por duhet dedikim, përqëndrim dhe fokus 100% për të urinuar shpejt! Aq më tepër nëse atje jashtë po ndodh ndarja e çmimeve Grammy dhe dëgjon emrin tënd! Doja Cat e provoi, por fatmirësisht ja doli me sukses! 

Kur Avril Lavigne tha emrin e saj dhe SZA si fitueset e kategorisë për performancës më të mirë  Best Pop Duo/Group në "Kiss Me More", vetëm SZA u ngjit në skenë për të pranuar çmimin dhe bërë falenderimet përkatëse. Ku ishte Doja Cat?

Sigurisht që në tualet! Duke u përpjekur me gjithë forcat të mbaronte në kohë, për të mos humbur momente historike si këto. 

"Nuk kam urinuar kurrë më shpejt se sot në jetën time!"- tha reperja kur pasi u ngjit me vrap në skenë. 

Mes lotësh dhe emocionesh, Cat ja doli të mbante një fjalim të ëmbël, të cilin e ç'dramatizoi sërish duke përmendur urinimin.

"Kjo është shumë e rëndësishme. U fokusova aq shumë për të urinuar shpejt! A është përmendur ndonjëherë fjala urinë në Grammy? Mendoj se kjo është hera e parë!"- vazhdoi ajo.

Në fakt, ishte hera e parë që SZA dhe Doja Cat fitonin një Grammy bashkë. Këtë vit reperja ishte 8 herë e nominuar për albumin e 2021 Planet Her. Gjithashtu, me siguri hera e parë që urinonte teksa në skenë dëgjonte emrin e saj prej fituese. S'dimë cilin moment të quajmë më historik!

Burimi: The Cut