Historia ime me peshën dhe imazhin e trupit nis që në fëmijëri. Gjithmonë e kam konsideruar familjen tonë të vogël si një familje me drejtime si të thuash ekstreme – prindërit e mi janë njerëzit më të përkushtuar ndaj aktivitetit fizik që njoh, ndërsa unë dhe ime motër kemi luftuar për pjesën më të madhe të jetës duke parë me frikë numrat në peshore. E di, gjenetika ndonjëherë është e çuditshme. Më kujtohen edhe sot komentet e tipit “po ti nuk ha bukë sepse ta ha motra?” për faktin që unë isha e dobët dhe “më numëroheshin brinjët” ndërsa ajo “mbishpeshë” (për të mos përdorur epitete të tjera të vrazhda që njerëzit mbipeshë ose obezë i njohin mirë). Mirëpo karantina e 2020-s ndryshoi rrënjësisht konceptin tonë për shëndetin fizik dhe mendor.
Të mbyllur brenda katër mureve për të luftuar atë që kryeministri e cilësonte si “armiku i padukshëm”, nisa të reflektoj me veten dhe shëndetin në përgjithësi. Duhej të mendoja pozivisht dhe përpiqesha ta përcillja edhe te familjarët, veçanërisht për motrën e cila gjendej e karantinuar jashtë vendit. Duke njohur betejat e saj me peshën dhe çrregullimet e të ushqyerit, i frikësohesha se çfarë muajsh e prisnin. Një artikull i Anabel që këshillonte aktivitetin fizik në kushte shtëpie më frymëzoi për të nisur ndryshimin të cilin kaq shumë e kisha dëshiruar dhe menduar. Një kolege më sugjeroi “Në formë me Aulonën” dhe sinqerisht është një ndër vendimet më të mira që kam marrë këto dy vitet e fundit.
E nisa me skepticizëm të them të drejtën; jo sepse nuk i besoja Aulonës – sepse ka mbi një dekadë që i është përkushtuar maksimalisht aktivitetit fizik dhe ushqimit të shëndetshëm – por sepse shumë pak gjëra kishin funksionuar për të shtuar peshë dhe kushdo që ka pasur të njëjtin problem me mua e kupton sa e vështirë është (edhe pse motra ime dikur mbipeshë pretendonte të kundërtën, por ky është tjetër diskutim). E vendosa! Nisa programin për të shtuar peshë dhe binda motrën (pas shumë bisedash në Facetime) që të blinte edhe ajo programin për dobësim. Unë do të flas për përvojën time për të shtuar peshë, por kam mjaftueshëm njohuri edhe se si ndikoi programi i dobësimit për motrën që në vetëm 1 muaj ushtrime në shtëpi humbi 5 kilogramë.
Java e parë e programit “Në formë me Aulonën” ishte disi më e vështirë sepse muskujt nuk ishin mësuar me aktivitet fizik të vazhdueshëm. Nga ana tjetër, plani ushqimor që përfshihet në program ndihmonte jashtëzakonisht shumë për të marrë të gjitha vlerat ushqyese të nevojshme. Videot shoqëruese më ndihmonin që t’i bëja ushtrimet saktë. Pra, ti stërvitesh dhe videot ilustruese të Aulonës të udhëzojnë se si duhet të veprosh ditë pas dite, javë pas jave; është fiks si të kesh një instruktor personal. Vajzat e stafit interesoheshin vazhdimisht për ecurinë e programit, më udhëzonin për detaje teknike, guidat ushqimore etj. Më pëlqente që isha pjesë e një komuniteti që më frymëzonte ta doja veten ashtu siç isha dhe më pas të punoja për të ndryshuar diçka. Për herë të parë, nuk e kisha frikë peshoren, ndihesha mirë jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht dhe emocionalisht dhe kjo ishte thelbësore. Shtoja nga pak javë pas jave. :)
Ndërkohë motra ishte e lumtur. “Po dobësohem duke ngrënë,” më tha në një video-telefonatë. “Nuk po mbaj barkun me dorë siç jam mësuar.” Mendoj që një ndër arsyet pse shumë njerëz heqin dorë nga humbja e peshës lidhet me dietat drastike. Sa gjatë mund të durojë njeriu pa ngrënë?! Të mos flasim për faktin që janë të pashëndetshme dhe mbi të gjitha të rrezikshme. Por dieta ushqimore e programit “Në formë me Aulonën” përmbante vakte të plota që ndihmojnë trupin të marrë vlerat ushqyese dhe të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshme. Sikur të mos mjaftonin këto, programin mund ta bëjë kushdo, në çdo cep të globit.
Pas karantinës, duke qenë se e kisha të pamundur të shkoja rregullisht në shtëpi për vaktin e drekës dhe darkës (spoiler: jam e dypunësuar) nisa të porosis jashtë dhe ju e dini që ndonjëherë na shkon dora te sufllaqet, gjërat e shpejta ose ndonjë supë që më shumë të hap oreksin sesa të ngop. 0 energji për ditën. 0 vlera ushqyese për trupin. Nervozizëm. Kështu ishin ditët e mia derisa vendosa të abonohem në HealthyLicious.
View this post on Instagram
Pjesë e “Në formë me Aulonën”, HealthyLicious është realisht siç ka emrin healthy – e shëndetshme – dhe [de]licious, pra e shijshme. Jo vetëm unë që dua të ruaj peshën, por edhe kolegia ime e punës që po përpiqet të humbasë shëndetshëm peshën pas shtatzënisë konsumon ëmbëlsira dhe shumë e shumë ushqime të tjera që dietat tipike drastike dhe të rrezikshme nuk i përfshijnë kurrë. Me HealthyLicious ti ushqehesh shëndetshëm dhe konsumon ushqime që të shkon goja lëng. Imagjinoni, përfshihen edhe picat! Urrahhh!!!
Recetat e HealthyLicious, që përmban paketa ditore, javore dhe mujore, janë të ndryshme çdo ditë. Salmon i pjekur në furrë shoqëruar me thjerrëza, salcë me avokado, arra, rrush i thatë dhe oriz i zi; wraps me sallatë jeshile dhe shumëllojshmëri perimesh; bullgur me perime, fileto pule dhe salcë; sallatë me qiqra, perime dhe salca shoqëruese janë vetëm disa nga kombinimet më fantastike. Të gjithë ata që abonohen përfitojnë falas programet e stërvitjes.
View this post on Instagram
Ndryshimi gradual i peshës me “Në formë me Aulonën” ka avantazhe sepse është rënie e shëndetshme dhe pa sforco. Sot unë ndihem jashtëzakonisht mirë. E motivuar dhe krenare për veten (dhe motrën, ndonëse nuk ia them shpesh si Akrep i ftohtë që jam). “Në formë me Aulonën” dhe regjimi ushqimor i HealthyLicious drejtohen nga një staf që beson te jetesa e shëndetshme dhe ndikimi që ushqimi dhe aktiviteti fizik kanë për shëndetin tonë në të gjitha dimensionet. Në të njëjtën kohë, e lehtësojnë në maksimum këtë përvojë që për shumë njerëz që duan të humbin apo fitojnë peshë është e vështirë dhe ndonjëherë demoralizuese.
View this post on Instagram
Për ta mbyllur, i sugjeroj sinqerisht kujtdo që lexon këtë shkrim që të mos e mendojë dy herë për t’u drejtuar te NFMA për stërvitjen dhe HealthyLicious për ushqimet e shëndetshme. Rrugëtimi drejt peshës që duam është i vështirë, prandaj zgjidhni një program dhe dietë që nuk do t’ju bëjë të shpenzoni energji dhe para kot. Me NFMA dhe HealthyLicious do ta shijoni jetën dhe ushqimin e më besoni që as nuk do e çoni ndërmend që të rikthehni aty ku ishit.
View this post on Instagram