Celebrity

Pasi uroi të bijën për çmimin Grammy, njerëzit kritikojnë ashpër babain e Doja Cat, por pse?

Shkruar nga Anabel

7 Prill 2022

Pasi uroi të bijën për çmimin Grammy, njerëzit

Pas suksesit në Grammy Awards, ku Doja Cat fitoi një çmim Grammy për suksesin e këngës "Kiss Me More" me SZA, babai i saj, Dumisani Dlamini, shkroi në Instagram:

"Desha t'i falenderoja të gjithë ata që mbështetën fëmijën tim, Zandile. Zoti ju bekoftë të gjithëve!"

(Zandile, sepse emri i plotë i 26-vjecares është Amala Ratna Zandile Dlamini). 

Pasi uroi të bijën për çmimin Grammy, njerëzit

Postimi u shoqërua shpejt nga komente si: 

"A jeni takuar ndonjëherë? Të lutem", "Hahah jo tiii", "Ti as nuk ke qenë i pranishëm si baba, qetësohu", "Po, fansat duhet ta mbështesnin sepse ti nuk e mbështete", "Mbaje emrin e saj larg gojës tënde", "Lëre rehat", "Sa e turpshme!", "Ki pak turp të lutem. Ti me siguri nuk e di as se për cilën këngë e ka fituar çmimin", "Cili është ushqimi i saj i preferuar?", "Joo, s'ka mundësi".

Sipas disa burimeve, babai i këngëtarës pretendon "se e ka lënë familjen e tij në SHBA për të shkuar në Afrikën e Jugut nga malli për vendin e tij", me shpresën se ata do t'i bashkoheshin atje, megjithatë Doja Cat ka thënë në shumë raste se "ajo është ndarë nga babai i saj" dhe se "nuk e ka takuar kurrë".