Pete Davidson mbështeti të dashurën e re, Kim Kardashian në premierën e serialit të saj të ri në Hulu, "The Kardashians".
Çifti mbërriti së bashku dhe kamerat arritën të shkrepnin disa foto, përpara se ylli i "Saturday Night Live" të largohej për të lënë themeluesen e Skims të ecë në tapetin në Goya Studios vetëm.
Ata nuk u panë bashkë në tapetin e kuq, por dyshja gjithsesi nuk u përpoq ta fshihte romancën nga kamerat.
Kardashian, 41 vjeç, nderoi stilistin e ndjerë Thierry Mugler duke veshur një nga fustanet e tij dhe e kombinoi atë me një gjerdan choker. Davidson, 28 vjeç, kishte veshur atlete të bardha dhe një bluzë të bardhë me një kostum të zi të Midnight Studios nga Shane Gonzales.
Ish-ylli i "Keeping Up ëith the Kardashians" zbuloi për Variety se seriali i ri do të eksploronte marrëdhënien e saj dhe Davidson.
"Unë nuk kam filmuar me të," tha Kardashian kur u pyet nëse Davidson do të shfaqet, "por nuk jam kundër". Thjesht nuk është diçka që ai e bën zakonisht. Por nëse do të ndodhte një ngjarje dhe ai do të ishte aty, ai nuk do t'u thoshte kamerave të largoheshin.”
Burimi: Page Six