Ndërsa familja Kardashian-Jenner festoi premierën e shfaqjes së tyre të re në Hulu, "The Kardashians", Kendall Jenner nuk ishte e pranishme. Pse?
Njerëzit fillimisht menduan se ndoshta modelja ka refuzuar të tjetë pjesë e serive apo se mes motrave ka patur keqkuptime, por jo. Një burim thotë për E! se Kendall "u përpoq shumë të ishte aty dhe të mbështeste familjen, por ishte vërtet e sëmurë".
Ndërsa Kendall nuk ishte në gjendje të arrinte në premierë, motrat Kylie Jenner, Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Kourtney Kardashian dhe mamaja Kris Jenner ishin më shumë se gati për të festuar kapitullin e tyre të ri.
Në fakt, Kim kishte një të ftuar shumë special që e mbështeti në këtë event: të dashurin Pete Davidson.
Përveç Pete, i fejuari i Kourtney, Travis Barker ishte gjithashtu i pranishëm në premierë - daljen e tyre të parë të madhe së bashku që nga ceremonia e martesës së tyre në Las Vegas.
Burimi: E! News