Marredhenie

Pse edhe shoqëritë më të ngushta mund të marrin fund?

Shkruar nga Anabel

11 Prill 2022

Pse edhe shoqëritë më të ngushta mund të marrin fund?

Disa prej jush me siguri e kanë pyetur veten pse shoqëria me disa njerëz që mendoje se do t'i kishe gjithnjë pranë vetes, përfundoi pa kuptuar mirë pse. Miqësia luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën tonë, duke qenë se mbështetjen emocionale, kënaqësinë, motivimin, shoqërinë, etj e marrim prej tyre. Duke humbur një miqësi dikur të mirë, ne humbasim shumë. 

Në studimet e fundit, ekspertët kanë analizuar me detaje arsyet pse mund të marrë fund një miqësi e mirë. Ata arritën në përfundimin se ka 4 arsye kryesore që çojnë në prishjen e këtij raporti. 

1. Egoizmi

Mungesa e besimit apo respektimi i reciprocitetit në një shoqëri është disavantazh i madh për jetëgjatësinë e saj. Nëse ish-shoqja/shoku juaj i ngushtë duke i rritur bëhet jo mbështetës, manipulues dhe i pasjellshëm, fajin e ka egoizmi i tepruar. Gratë kanë më shumë prirje për t'i përfunduar miqësitë prej egoizmit krahasuar me burrat.

2. Mungesa e ndërveprimit të shpeshtë

Duke humbur kontaktet dhe komunikimin e shpeshtë, miqësitë dëmtohen. Distanca thellohet dhe lidhja s'është më si dikur. Nga eksperimenti rezultoi se burrat kanë më shumë shanse t'i japin fund shoqërisë prej kësaj arsyeje. 

3. Përfshirja romantike

Gratë mund t'i japin fund lehtë një miqësie nëse mendojnë dhe dyshojnë se shoqja e tyre ka interes romantik ndaj partnerit ose vetë atyre.

4. Perceptimi i miqve dhe familjarëve

Si burrat ashtu dhe gratë mund të ndryshojnë një raport miqësor nëse familja apo pjesa tjetër e shoqërisë nuk aprovon qëndrimin me një njeri të caktuar. Kjo sepse të tjerët mund të vënë re më mirë ndikimin negativ që një shok ka mbi ne. 

Burimi: Psychology Today