Celebrity

Në një ‘stand up comedy’, Chris Rock përmend tërthorazi incidentin me Will Smith!

Shkruar nga Anabel

11 Prill 2022

Në një ‘stand up comedy’, Chris Rock përmend

Sipas Palm Springs Desert Sun, komediani Chris Rock ka përmendur pak a shumë incidentin me Will Smith në një nga shfaqjet e tij.

Ai ka thënë se nuk do të flasë për shuplakën e diskutuar aq shumë, “derisa të paguhet”.

“Unë jam mirë. Kam një shfaqje të tërë dhe nuk do flas për atë derisa të paguhem. Jeta është e mirë”, tha Rock gjatë shfaqjes së tij në Indio, Kaliforni.

Pas mosmarrëveshjes gjatë Oscars, shitja e biletave për turneun "Ego Death World Tour" të Rock, ka kapur majat. Komediani ende nuk e ka trajtuar plotësisht situatën, por gjatë shfaqjes së tij stand-up në Boston, ai bëri komentet e tij të para publike në The Wilbur.

"Unë jam ende duke përpunuar atë që ndodhi. Kështu që një moment tjetër do të flas për atë. Do të jetë serioze. Do të jetë qesharake, por për tani do tregoj ca shaka!”

Burimi: Insider