Celebrity

Unaza e fejesës së Jennifer Lopez, ka një kuptim shumë të *veçantë* për këngëtaren!

Shkruar nga Anabel

11 Prill 2022

Unaza e fejesës së Jennifer Lopez, ka një kuptim shumë

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë fejuar – për herë të dytë. Aktorja e bëri të ditur lajmin në buletinin e saj OntheJLo të premten, më 8 prill, së bashku me një video shoqëruese. Unaza e fejesës së Jennifer Lopez ka një gur të gjelbër të madh dhe një rreth argjendi, dhe ngjyra ka një kuptim të veçantë.

E gjelbra është plot rëndësi për yllin. Në një nga buletinet e saj të mëparshme, raporton "People", Lopez shpjegoi pse ngjyra është e rëndësishme për të:

"Unë gjithmonë them se ngjyra e gjelbër është ngjyra ime me fat. Ndoshta ju mund të mbani mend një fustan të gjelbër", shkroi ajo.

J Lo e ka fjalën për fustanin e Versace në Grammy 2000 që u bë aq viral sa frymëzoi lançimin e Google Images.

“Kam kuptuar se ka shumë momente në jetën time ku kanë ndodhur gjëra të mahnitshme kur kam veshur jeshile”.

Unaza e fejesës së Jennifer Lopez, ka një kuptim shumë

Pra, ngjyra e gjelbër për këngëtaren nuk është thjesht një ngjyrë e bukur, por një fatsjellëse, një simbol "i gjërave të bukura që i ndodhin".

Burimi: Pop Sugar