Britney Spears zbuloi se është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, disa muaj pasi i dha fund kujdestarisë që ndër të tjera e kishte ndaluar të kishte fëmijët të tjerë dhe e pengonte të martohej.
Këngëtarja ndau lajmin në një postim në Instagram ku tha se kishte bërë një test shtatzënie pasi partneri i saj, Sam Asghari, e kishte ngacmuar se ishte “shtatzënë me ushqim”. Më parë, Spears ka thënë se do të ketë një familje 28-vjeçarin.
“Humba aq shumë peshë për të bërë udhëtimin tim në Maui vetëm që ta rifitoj atë. Mendova se çfarë ndodhi me stomakun tim? Burri im më tha, ‘je shtatzënë me ushqim, budallaqe’. Kështu që bëra një test shtatzënie dhe uuhhh mirë. Jam shtatzënë,” tha ajo.
Gjatë seancave që i dhanë fund kujdestarisë, Britney Spears u shpreh se asaj i kërkohej të merrte pilula për të mos mbetur shtatzënë, kundër dëshirës së saj. "Dua të jem në gjendje të martohem dhe të kem një fëmijë," u shpreh ajo. "Më thanë se në kujdestari nuk jam në gjendje të martohem ose të kem një fëmijë."
Ylli i popit – e cila ka përjetuar depresion në shtatzënitë e mëparshme – tha se “nuk do të dalë shumë jashtë” për të shmangur vëmendjen e mediave.
“Është e vështirë sepse kur isha shtatzënë kisha depresion perinatal. Më duhet të them që është absolutisht e tmerrshme. Gratë nuk flisnin për këtë në atë kohë. Disa njerëz e konsideronin të rrezikshme nëse një grua ankohej me një fëmijë brenda saj, por tani gratë flasin për të çdo ditë. Faleminderit, Zot! Ne nuk kemi pse ta mbajmë atë dhimbje sekret, u shpreh ajo.
Ajo iu referua të fejuarit Sam Asghari si bashkëshort, por nuk është e qartë nëse janë martuar. Britney ka dy fëmijë, Sean dhe Jayden, të cilët i ka me ish-bashkëshortin, Kevin Federline.