Celebrity

Nga shokë tek babai i fëmijës: Si Rihanna e ndjeu që ASAP Rocky do të ishte partneri i saj

Shkruar nga Anabel

12 Prill 2022

Nga shokë tek babai i fëmijës: Si Rihanna e ndjeu që ASAP

Detajet e reja në lidhje me shtatzëninë e Riri-it i zbuluat në një artikull të mëparshëm, por këngëtarja tha shumë më tepër gjatë intervistës së saj për Vogue. Si rrallëherë, ajo tregoi me detaje për fillimet e romancës me ASAP Rocky dhe për periudhën kur mund të kishte gjithçka, por jo shkëndija për të. 

"Njerëzit që unë i konsideroj shokë, nuk dalin shumë lehtë prej kësaj zone me mua. Sigurisht që mu desh pak kohë për të kuptuar sa shumë e njoh unë atë apo ai mua, sepse e dinim sa shumë telashe mund të gjenim tek njëri-tjetri."- u shpreh Rihanna teksa rikujtonte një skenë që vetëm duke e imagjinuar e merr me mend sa seksi ka qenë.

Nga shokë tek babai i fëmijës: Si Rihanna e ndjeu që ASAP

"Gjatë një performance në VMAs në 2012-shin, ai më kapi nga vithet në skenë dhe kjo s'ishte pjesë e performancës. Unë shtanga dhe reagova për t'i thënë që çfarë po bën. Menaxheri im aty kuptoi që unë në subkoshiencën time mund ta pëlqeja këtë djalë, sepse nuk ndodhte kurrë që unë të lejoja dikë të më prekte siç bëri ai."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vogue (@voguemagazine)

Gjërat për çiftin ndryshuan në karantinë, kur reperi u kthye në familjen e saj.

"Ai u bë familja ime gjatë asaj kohe. Unë gatuaja ushqimin tonë pasi kishim bërë pazare. Dashuroja gjërat e vogla që bënim bashkë, por edhe aventurat e mëdha. Tek ne nuk ekzistojnë gjëra të tilla si "biznesi im, marka ime apo marka jote". Jemi thjesht ne të dy që jetojmë me njëri tjetrin. Unë ndjej se mund t'ja dalë në çdo aspekt të jetës krah tij."

Nga shokë tek babai i fëmijës: Si Rihanna e ndjeu që ASAP

E pyetur se çfarë vlerëson më shumë nga lidhja me të, Rihanna u përgjigj:

"Transparenca që kemi në gjithçka! Në ndjenjat tona, në objektivat, në frikërat dhe pasiguritë që kemi. Ndjeshmëria për të thënë atë që ke brenda dhe për ta bërë tjetrin të kuptojë çfarë ndjen."- përfundoi ajo. 

Në fakt, çfarë Rihanna listoi nuk janë thjesht të bukura për t'u treguar dhe dëgjuar si rrëfime, por për t'u mbajtur *shumë* parasysh si elementët kyç të një lidhjeje të shëndetshme dhe jetëgjatë!

Burimi: Cosmopolitan